Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
Vjenë , 01.03.2013
P E T I C I O N
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri në Kuvendin saje te fundit nder te tjera morri vendim qe të organizoj një peticion drejtuar OKB-së, FIFA dhe UEFA -s për pranimin e Federates së Futbollit të Kosoves në FIFA dhe UEFA. Peticioni ka për qellim senzibilizimin e opinionit nderkombëtar në lidhje me izolimin e padrejte që po i bëhet futbollit , futbolldashesve, lojtaëeve dhe gjithe puntorëve sportivë në Kosovë. Republika e Kosovës gjegjesishte Federata e Futbollit të Kosovës si pasojë e vednimeve të FIFA dhe UEFA që aspak nuk kanë të bëjnë me sportin e në veqanti me futbollin është izoluar në mënyrë të padrejte, ne mendojmë se lënja e Federatës së Futbollit të Kosovës jasht organizmave siq janë FIFA dhe UEFA nuk i ndihmon Futbollit, nuk mund të jetë shkak mos -qenja anëtar i OKB-së si arësye që Kosova të mos jetë prezente në areneën ndërkombëtare të Futbollit .
Edhe pas katërmbëdhjet vjet lirie dhe pesë vjet nga shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës , Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti të bëhet anëtare e FIFA dhe UEFA, ne i dijme lobimet te cilat kundershtojne nje pranim te tillë- ato vijnë nga një shtet që katermbedhjete vite me pare bëri gjenocid duke vrare edhe futbolliste dhe shume punetore futbolli në Kosovë prandaj na duket absurde qe një lobim i tille të gjej miratimin sidomos te udheheqesit të UEFA-së z. Michel Platini.
Jemi te bindur se Peticioni eshte nje mjet për mes te cilit do të tentojmë që qështjen e Federatës së Futbollit të Kosovës sadopak do ta ndihmojmë edhe ne në Mërgatë.
Me nderime Kryesia e LSHFA-së
Për Komisionin e garave të LSHFA-së
Abdullah Abdullahu