Mrz 282012
 

Në praninë e shumicës së ekipeve të Ligës Shqiptare të Futbollit, në Prottes  përfundoi me shumë sukses seminari për të cilin ishin angazhuar disa nga  udhëheqësit e Ligës për sqarimet rreth rregullave të ligës, si dhe rregullat e lojës, ku në detaje u sqaruan të gjitha pikat.

Për këto sqarime u përkujdes Kr. Qani  Sulejmani si dhe Abdullah Abdullahu.

Këtë takim njëherit e përshëndeti edhe pronari i fushës së lojës Denisi, i cili përveç që falënderoi në përgjithësi anëtarët e Ligës, ai konfirmoi edhe njëherë për mundësinë e dhënë që liga ti zhvillon raundet e saja me të gjitha kushtet që i posedon kjo fushë.

Pas mbarimit të seminarit, siç ishte e paraparë, në fushën e gjelbërt u takuan të përzgjedhurit e trainer Musliut, ku u zhvillua një ndeshje cilësore me shumë gola dhe aksione të bukura.

Për ligën  Halil Jashari

 28. März 2012
Suffusion theme