Feb 162015
 

Turniri i Pavarësisë 2015 / Ternitz

Ndihemi të obliguar për detaje të shkurtëra para përgatitjes së materialit përfundimtar, pasi që sasia e materialit është shumë e madhe! Deri në përzgjedhje dhe përgatitje të plotë, nevoitet edhe pak kohë!

Detajet!

Turneu i Pavarësisë 2015, që këtë vit u mbajt në Ternitz, më 15.02.2015, afër Vjenës, përfundoi me një sukses të jashtëzakonshëm! Në këtë Turne ishte parashikuar të marrin pjesë 16 ekipe, kurse numri i ekipeve te paraqitura per pjesmarrje  kishte kaluar 25%-shin e paraparë! Komisioni i Garave, në krye me Halil Jasharin, pas bisedës me ekipet shtesë, morën pëlqimin dhe mirëkuptimin që numri i ekipeve pjesëmarrëse të mbetet në 16 , në mënyrë që në kualifikime të mbesin vetëm nga katër ekipe në katër grupe!

Në artikujt e mëhershëm, kemi informuar drejt për së drejti nga palestra sportive, për ecurinë e garave, për rënditjen tabelare, dhe për fituesit, me ç’rast kemi publikuar edhe tabelat ku mund të lexoni të detajuara të gjitha të dhënat, deri në rezultat e ndeshjeve! Për këtë, mund të shfletoni artikujt e datës 15.02.2015!

Ndërsa, ndër fituesit e Turneut kemi

  1. STRUGA
  2. 17 SHKURTI
  3. Xh.NUR TERNITZ
  4. SHQIPONJA VJENË
  • FAIR PLAY – ishte Kampioni i vitit 2014, FC DRENICA

Të gjitha këto ekipet u shpërblyen, për sukseset e arritura, siç e do tradita, me nga një KUPË. Pati edhe shpërblime tjera, për sportistët dhe ekipet pjesëmarrëse, si dhe  për aktivistë e sponsorues, siç jemi mësuar të shohim vazhdimisht në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Përpos ekipeve pjesëmarrëse, shikuesve, aktivistëve, këtë turne e nderuan edhe përsonalitetet përfaqësuese të Ambasadës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Kosovës, dhe nga Misioni Diplomatik i Maqedonisë, të cilët edhe pas Turneut qëndruan deri në orët e vona, në takimin e organizuar nga Z.Argtim Hani, i cili ishte njëherit edhe sponsori gjeneral i këtij Turneu!

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për disiplinën dhe sjelljet sportive që treguan gjatë këtij Turneu, dhe në veçanti përfaqësuesit e ekipeve me futbollistët e tyre, për një korrektësi dhe përfillshmëri të rregullave të caktuara nga KOMISIONET që veprojnë në kuadër të Ligës dhe nga Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Më në detaje, së shpejti!

Ekipi për informim

 16. Februar 2015
Suffusion theme