RREGULLORE
Me të cilën obligohen të gjitha ekipet që t’i lexojnë me vëmendje rregullat e lojës
dhe t’i zbatojnë ato rregulla pa kundërshtime !
-
Ndeshjet në palestër (Sporthalle), luhen vetëm me mbathje të lejuara – që nuk lënë gjurmë!
-
Rekuizitat sportive duhet të jenë në përputhje me rregullat e futbollit
(secili lojtar + portieri i ekipit, duhet të ketë fanellë, brekë, çorapë, patika, mundësisht mbrojtëse të nën-gjurit)
-
Secili ekip duhet të përzgjedhë një person kontaktues që përfaqëson ekipin dhe është përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me garat kampionale në futboll
(disiplinë, mirëmbajtja e pastërtisë, deri te dorëzimi i objekteve në gjendjen si ishin më parë)
-
Ekipet e fillojnë lojën me 6 lojtarë (5+1)
-
Rivënia anësore (Auti) bëhet, në sallë me këmbë
-
Rivënia fundore (Korneri) bëhet me këmbë
-
Rinisja fundore (Abstos) bëhet me këmbë (KUJDES!!! Nga rivënia mund të shënohet GOL dhe është i vlefshëm)
-
Ndërrimi i lojtarëve vetëm gjatë ndërprerjes, në rast të kundërt gjuajtje indirekte për kundërshtarin
-
Kohëzgjatja e lojës – 10 minuta (vetëm një herë)
-
Dënimet për thyerjen e rregullave të lojës janë si në vazhdim:
-
2 Minuta përjashtim – Kartoni i kaltër (pasi të shënohet gol nga ekipi kundërshtar – ose pasi të skadojë dënimi prej 2 mitash, ekipi me një lojtar më pak ka të drejt të kompletojë numrin e lojtarëve në fushë)
-
Kartoni i kuq – largim i lojtarit për tërë turneun (pasi të shënohet gol nga ekipi kundërshtar – ose pasi të skadojë dënimi prej 2 mitash, ekipi me një lojtar të ndëshkuar me karton të kuq, ka të drejt të zëvendosëjë lojtarin me një tjetër)
-
Aktorët ose lojtarët që provojnë të shkaktojnë incidente (rrahje, apo tentim prishjeje të ndeshjeve) do të paraqiten në POLICI (Anzeige) dhe i marrin përsipër të gjitha shpenzimet e organizimit dhe natyrisht përjashtohen për tërë kohëzgjatjen e garave!!!
-
Gjuajtja e lirë (faulli) — distanca e mbrojtësve 5 metra!
-
Gjuajtja e dënimit (penalltia) — distanca 7 metra, ose sipas fushës (lojtarët tjerë 5 metra larg nga pike e goditjes)
-
Nisja e lojës – me hedhjen e shortit (lojtarët kundërshtarë qëndrojnë mbi 5 metra nga mesi)
-
Vlen rregulla e kthimit të topit tek portieri!!! (portieri NUK GUXON ta kapë topin me dorë nëse kthehet nga bashkëlojtarët)
-
Pozita jashtë loje (ofsajdi) NUK VLEN!!!
-
Nëse ndeshjet zhvillohen në sallë me mure mbrojtëse, atëherë loja vazhdon deri sa topi të jetë në fushë!
Obligohen të gjitha ekipet që t’i lexojnë rregullat e lojës dhe t’i zbaton ato pa kundërshtime!!!
Shumë suksese dhe fat në lojën e futbollit ju uron
Komisioni i Garave i
Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
(A.J.)