Apr 172015
 

kampionati - logo - 03-05-2015

Më 03.05.2015 fillon KAMPIONATI 2015, i gjashti me radhë, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Në kuadër të këtyre garave, pas përfundimit të afatit të rregullt të paraqitjeve të ekipeve garuese, do të marrin pjesë vetëm ekipet që kanë filluar procedurat e rregullta!

Sipas Komisionit të Garave, që funksionon në kuadër të Ligës Shqiptare, për ndeshjet kampionale të këtij viti, janë këto ekipe:

Renditja sipas paraqitjes

  1. FC TIMI  / 2010-Vendi 3 / 2013-Nënkampion / 2013-Fitues i Kupës / 2014-Nënkampion
  2. KF KRENARIA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-Fair Play
  3. KREMSI / 2010-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  4. FC DRENICA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-KAMPION
  5. PRESHEVA / për herë të parë garon në vitin 2015
  6. GALATASARAY / për herë të parë garon në vitin 2014 /
  7. KF STRUGA / 2010-KAMPION / 2011-Vendi 3 / 2012-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  8. FC SHQIPONJA / 2013-Vendi 3 / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  9. BISH / për herë të parë garon në vitin 2010
  10. STUDENTI / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
  11. TERNITZ / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
  12. AFRIM ZHITIA / për herë të parë garon në vitin 2010 / 2014-Vendi 3 / 2015- procedura ende  e hapur
  13. ENDE PA EMËR / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur

Nga kjo radhitje, deri më tash, nëntë (9) ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen në KAMPIONATIN 2015, ndërsa katër (4) ekipet e tjera duhet të kryejnë procedurat e rregullta. Moskryerja rezulton në mospjesëmarrje!

Komisioni i garave, në krye me Halil Jasharin, që në Kuvendin e Ligës, të mbajtur këtë vit, më 22.03.2015, paraqiti planin e parapërgatitjeve nga ana e këtij komisioni, ku parashihen kombinacionet e mundshme të mbarëvajtjes së garave.

Pritet vendimi i Kryesisë së Ligës, për caktimin e numrit përfundimtar të ekipeve që do të marrin pjesë në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, ku menjëherë do të publikohet edhe orari përfundimtar i garave.

Për informata tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 17. April 2015