Mrz 092015
 

loja miqesore - LIGA - mars 2015

Gjatë përgatitjeve për KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, në ndeshjen miqësore në mes të futbollistëve të Ligës sonë dhe ekipit Vjenez Red Star, futbollistët tonë shënuar fitore të merituar me një lojë të organizuar mjaftë të mirë.

Edhe pse ishte ndeshje miqësore, rezultatet e talentëve tonë, që shënuar nëntë (9) gola, u përcollën më vëmendje edhe nga përfaqësues zyrtarë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Enkas për ta përcjellë këtë ndeshje, në fushën e futbollit ku luhej ndeshja, kishte ardhë trajneri i përfaqësueses së Ligës Shqiptare, z. Musli Tahiraj, i cili ishte i mjaft i kënaqur me rezultatin që shënuan futbollistët e Ligës sonë!

Edhe anëtarët e Kryesisë së Ligës, z. Januz Saliuka dhe Vaxhid Bislimi, që ishin prezent në këtë ndeshje, që ishte ndeshja e parë zyrtare në kuadër të parapërgatitjeve për KAMPIONATIN 2015, i gjashti me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ishin të kënaqur me lojën dhe futbollistëve tonë.

Në ndeshjen e së dielës, të parët kaluan në epërsi futbollistët kundërshtarë, mirëpo disa sekonda para përfundimit të ndeshjes rezultati ishte 9:7, për futbollistët tonë, ku më pastaj kundërshtarët zvogluan epërsinë e tyre, me ç’rast gjyqtari i ndeshjes dha shenjë për përfundimin e ndeshjes!

Në kuadër të parapërgatitjeve për Kampionatin e Futbollit 2015, në planifikim janë edhe disa ndeshje tjera miqësore, ashtu siç parashihej në mbledhjen e fundit të kryesisë, që u mabjt muajin e kaluar.

Ekipi për informim

 9. März 2015
Suffusion theme