Feb 202013
 

 

Kuvendi i LSHFA-së

Ftesë

me 24.02.2013 

 e Diel në ora 11:00 , Rögergasse 16, 1090 Wien

Të nderuar përfaqësues të ekipeve futbollistike pranë LSHFA-së,tanimë siq jeni njoftuar në ditët ekaluara Kryesia e Ligës ka bërë pregaditjet e duhura për fillimin e kampionatit 2013 dhe shih përkëtë organizon Kuvendin e punës me qëllim të senizibilizimit dhe përparimit të mëtutjeshëm të aktivitetit tonë të përbashkët.

Ftesa u drejtohet të gjitha ekipeve që deri më tan e kane konfirmuar pjesmarrjen e tyre (Fc Megi, Lahuta e Malësisë,Fc Timi,FC Vllaznimi,BISH,FC Struga,FC Sharri, SHKS Afrim Zhitia, dhe FC Istogu) për sezonin 2013 dhe natyrisht presim që edhe FC Shqiponja të na bashkangjitet në misionin e perbashket.

Të gjitha ekipet e lartëshënuara ftohen zyrtarisht që me pjesëmarrjen e tyre (obligative) të kontribuojnë në mbarëvajtjen e Kuvendit te rregullt të punes.

Rendi i ditës

I. Raporti i punës ëe LSHFA-se në sezonin 2012 dhe 2013

II. Prezentim idhendyshimet nërregulloren e garave:

  • Regjistrimi i ekipeve
  • Regjistrimi dhe transferimi i lojtarëve
  • Afatet në përgjithësi
  • Prezentimi i garave

III. Pregaditjet për seminarin e LSHFA-së 2013

IV. Shqyrtimi i mundësive për organizimin ligës së junioreve pran LSHFA-së

V. Qështje eventuale ( propozime nga ekipet

 

Për kryesinë e LSHFA-së

Kryetari: Qani Sylejmani

 

 20. Februar 2013