Jun 042015
 

Java e tretë e kampionatit në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri

Gjatë javës së tretë, të kampionatit të gjashtë, u zhvilluan ndeshje shumë cilësore, të cilat ishin shumë të mirëpritura nga shikuesit, që patën rastin të shohin kualitet dhe vlera shumë të larta sportive në terren.

Fc Timi -Shqiponja

Me të drejtë kjo ndeshje u llogarit si derbi i javës .

Pikërisht kjo, Fc Shqiponja Fc Timi, ishte ndeshja e cila edhe e hapi javën e tretë ndërmjet dy ekipeve shumë të përgatitura. Lojtarët e të dy ekipeve ishin të pa kompromis , zhvilluan një ndeshje me një ritëm shumë të lartë aksionesh të mrekullueshme, si nga njëra anë, po ashtu edhe nga tjetra, një ndeshje shembull, se si tregohet  vlera kultura por edhe aftësitë sportive, e gjitha kjo nuk ishte befasi, pasi  këto dy ekipe tani më kanë një traditë të mirësjelljes, respektit ndaj kundërshtarit, e gjithsesi  edhe respekti ndaj organeve të ligës. E gjithë kjo, në fund jep një kënaqësi  jashtëzakonisht të veçant për adhuruesit e sportit.Paskali

Kësaj radhe, fati ishte në anën e ekipit të Fc Shqiponjës, e cila arriti të mposhtë ekipin rival Fc Timin, me rezultatin përfundimtar 3:1, por prapëseprapë, ekipi Fc Timi është i renditur e para në tabelën e klasifikimit, falë ndeshjeve tjera, ku ka grumbulluar shumë fitore. Pra, kjo edhe më shumë e rritë interesin e shikueshmërisë,  ku pritet që deri në fund të kampionatit, të ketë ndeshje shumë të mira, që do të luftohet për të zënë një pozitë sa më të mirë në tabelën përfundimtare.

Edhe ndeshja e dytë e Fc Shqiponjes ishte e lehtë, pasi mposhti  ekipin Presheva me rezultin bindës 6:1, ku Fc Shqiponja arriti që në javën e tretë, të merr maksimumin e mundur të pikëve.

DSC06470Ndërsa Fc Timi,  gjatë ndeshjes së dytë, nuk u hament pas humbjes me Shqiponjën, dhe arriti që në ndeshjen e dytë, kundër ekipit Galatasaray, të merr tri pikë shumë të vlefshme, për të mbajtë kreun e tabelës. Ekipi Galatasary, siç shihet edhe nga rezultati, nuk arriti ta përballojë lojën e Fc Timit, dhe kështu loja u përbyll me një rezultat të lartë 8:0 për Fc Timin.

Edhe një ndeshje tjetër e zhvilluar në mes të KF Krenaria dhe Fc Drenica, ku përfundoi me fitoren bindëse 11:2 për kampionin e vitit 2014, por lojtarët e Krenarisë ishin shumë të kënaqur pasi arritën të shënojnë dy herë në portën e portjerit të Drenicës.

Për Ligën, Ekipi për Informim

Prottes 2015

 4. Juni 2015