Mrz 012016
 

kampionati 2016 - rrethi

 

Në fazën përgatitore, konkretizohen parapërgatitjet për KAMPIONATIN E SHTATË TË FUTBOLLIT, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Tashmë ka filluar edhe zyrtarisht paraqitja e ekipeve për pjesëmarrje në Kampionatin e Futbollit 2016, ku mund të marrin pjesë të gjitha ekipet që janë, që ishin, dhe po ashtu ekipe të reja që dëshirojnë të jenë pjesë e Ligës së Futbollit, për të garuar në kampionatin e këtij viti!

Sipas dëshirës së shprehur nga disa përfaqësues të grupeve të organizuara të komunitetit tonë, por edhe të ekipeve që deri më tash nuk ishin pjesë e Ligës Shqiptare, shihet një interes i pastër për pjesëmarrje në garat kampionale të organizuara në kuadër të kësaj lige.

Po ashtu, sipas bisedave dhe planifikimeve, pritet që sivjet, ekipet të kenë edhe përfitime, gjë që pritet të vendoset përfundimisht, pas takimeve që do të ketë nga ana e kryesisë së ligës dhe projektuesëve të këtij plani. Kjo do të publikohet para fillimit të kampionatit, në fazën përgatitore, dhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë të informuara në detaje në kohën e duhur!

Ekipet që tashmë janë paraqitë për pjesëmarrje, ftohen që të marrin pjesë në takimin e radhës, ku marrin pjesë të gjitha ekipet e punës, që do të mbahet

më 05.03.2016, në orën 19:00, në Keplerplatz 5, 1100 Vjenë, në objektin e Magistratit

ndërsa mund të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë, nga ekipe të ndryeshme, pa përjashtime, dhe janë të mirëseardhur të gjithë!

 

Për detaje të tjera, do të informojmë me kohë!

Ekipi për informim

 1. März 2016
Suffusion theme