Jul 042015
 
Përgjigje në pyetjet drejtuar të gjitha ekipeve si dhe
 
organeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
 
Shkruan Halil Jashari
halil1.Si e Vlersoni pjesën e parë të Kampionatit ?

Sikurse edhe pesë kampionatet e kaluara po ashtu edhe pjesa e parë e Kampionatiti të gjashtë ishte në vazhdën e rrjedhshmërisë së sajë ku u manifestua një disciplin sportive duke e rritur xhdoher  vlerën si dhe peshën e këti organizimi. Të jesh në këtë  mes pa dyshym se është kënaqsi ku ballafaqohet e reja me të vjetrën  e ardhmja me të kaluarën  kënaqsit dhe sfidat e ndryshme e gjitha këto i ofron vetëm  ky organizim sportiv  i cili tani më ka gjetur rrugën e saj duke e trasuar edhe për gjeneratat që dotë vinë.

Pjesëmarës të këti kampionati  ekipet shumë të rrespektuara  me shumë zellë dhe rrespekt po i kryen detyrat dhe obligimet e tyre sipas rregullave të Ligës .sa u përket rezultateve po thuajse ato ishin edhe të pritshme sipas zhvillimeve të deri tanishme .

2.Sa u arritë të përbushen  premtimet  ose planet  për këtë kampionat sipas jush?

Xhdoher  është e pa mjaftueshme me ate çka planifikohet ,por nëse meren parasysh aktivitete si dhe obligimet tjera të përditshme mund të konstatojmë se prap ka hapsirë për të qenë i kënaqur  ,edhe ky kampionat për shum dashamir të sportit ka sjell ë gjëra shumë pozitive  duke e gjetur veten  në mesin e të rinjëve  ku futbolli si sport luftarak  ofron gjëra shumë të mira dhe interesante të dobishme për mërgatën shqiptare që jeton në këtë pjesë të Austrisë.Për sa i përket  asaj që nuk është mundur të realizohet deri më tani shpresojmë që e ardhmja me një kontribut të shtuar mund të plotësohet dhe kështu të përbushen kërkesat e nevojshme për të arritur qëllimet e këti organizimi.

3. Si jan planet për  pjesën e dytë të Kampionatit ?

Për ne që jemi  me detyr në krye të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri pak a shum planifikimi kryhet qysh në fillim të kampionatit ,por gjithësesi edhe disa gjëra tjera që kërkojnë përkushtim të shtuar edhe nëkëtë periudhë dotë mundohemi që edhe këto obligime ti kryem me kohë.

4. Çfarë dotë na thoni për përkrahjen e Shtetit të Kosovës?

Pa dyshym se një vlersim i këti rangu ku mërgata shqiptare  me shum merit është në hapsirën mëtë çmuar të  Shteti të  Kosovës  e ku ndan këtë mirënjohje për këtë eveniment kulturor –sportiv na jep një kënaqsi jasht zakonisht të veçant sidomos për ne që shumë vite punuam dhe kontribuam për ruajten e vlerave kombëtare ,kulturën, gjuhën ,traditën, dhe zakonet shqiptare ,Ky është një hap shumë i vlersuar nga mërgata ku janë kthyer shpresat se edhe ne në mërgim jemi  nën mbykqyrjen e vendeve nga origjina.

5.Sa i përket  Referimit si dhe pjesës tjetër organizative ai kanë përbushur detyrat e tyre?

Me kënaqsin më të madhe duhet të themi se ndarësit e drjtësisë në ndeshjet e futbollit në Lshf-A po e kryen shum me nder  dhe me profesionalizëm detyrat e shtruara nga Liga Shqiptare,edhe pse shpesh ndodh që nga mos njohja e rregullave të përgjthshme nga ana e lojtarëve referat kanë gjetur xhdoher  zgjidhje për të kaluar dhe përtë kryer një detyrë shum fisnike .

6.Të ndryshme?

Duke u bazuar në gjithë   punën e deri tanishme ku është kultivuar një kultur e  gjër  dhe duke e përcjellur rinisë besojmë që edhe në të ardhmë dotë të kemi rezultate shum të mira në të gjitha drejtimet sepse ideja dhe qëllimet tona ishin  që e ardhmja të ketë prespktivë.kryesia 2013 (2)

 

Ju pershendes

Halil.

 4. Juli 2015
Suffusion theme