Feb 252017
 

Nesër, më 26.02.2017, në orën 14:00, në Keplerplatz, 1100 Vjenë, ftohen të gjitha ekipet garuese në KAMPIONATIN 2017, që të marrin pjesë në takimin e parë të tyre për këtë vit, në të cilin është caktuar të mbahet edhe KUVENDI ZGJEDHOR I LIGËS!

Adresa: Keplerplatz, 1100 Vjenë, e diel, më 26.02.2017 (14:00) –>  kliko për hartë

Të ftuar janë të gjitha ekipet garuese dhe ato që dëshirojnë të garojnë, në kampionatin e vitit 2017, që oranizohet për herë të tetë (8) nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, si dhe aktivistë dhe ekipet e punës që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare!

Afati për paraqitjen e ekipeve është i hapur edhe sot, deri në orët e vona të mbrëmjes, ku më pastaj mbyllet edhe zyrtarisht afati i  për paraqitje, i përcaktuar më parë nga takimi i kryesisë, në janar të këtij viti! Mënyrën e paraqitjes do ta gjeni në fund të këtij shkrimi!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në vitin e tetë kampional, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

——————-

Në vazhdim informatat për mundësisë e paraqitjes së ekipeve për kampionatin e radhës, 2017!

Paqitja e ekipeve mund të bëhet në disa mënyra:

  1. Përmes ndonjërit të anëtarëve të kryesisë -> kontakt
  2. Përmes e-mail adresës liga@futbollishqiptar.eu
  3. Përmes FORMULARIT KONTAKTUES
  4. Përmes FORMULARIT PËR PARAQITJE si në vazhdim

Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

Kontakt E-Mail

Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

captcha

 

 25. Februar 2017