Jan 282013
 

NJOFTIM:
Vjenë, 27 janar 2013 (13:00-14:30)
Me pjesëmarrjen e 14 anëtarëve u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e kryesisë së klubit në futboll të vogël, Lahuta e Malësisë. Në takim u diskutua për përgaditjet për sezonin e ri të Ligës Shqiptare në Futboll në Austri (LSHFA). Kryesia e klubit Lahuta e Malësisë mori këto vendime:

Klubi Lahuta e Malësisë tashmë ka paraqitur aplikimin zyrtar pranë LS…HFA për të marrë pjesë në garat e LSHFA në sezonin 2013;

Kryesia e klubit Lahuta e Malesisë do t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare LSHFA që të mundësohet zhvillimi i ndeshjeve për këtë klub pas orës 13:00;

Kryesia aprovoi kërkesën e ish-kordinatorit të klubit, Kastriot Dedaj që të lirohet nga kjo detyrë, ndërsa në këtë post propozoi trajnerin e deritanishëm, Pal Lekaj;

Me shumicë votash u miratua propozimi që trajner i ri i klubit Lahuta e Malësisë gjatë sezonit 2013 të jetë Ferdinand Maksuti. Për zëvendëstrajner u propozua Pashk Lekaj;

Klubi ka kontaktuar me pjesën më të madhe të lojtarëve që u angazhuan gjatë vitit të kaluar dhe ka përpiluar listën fillestare të lojtarëve të saj për këtë vit;

Që nga ky takimi filloi mbledhja e fondeve për funksionimin e klubit.

Takimi i radhës i kryesisë së klubit Lahuta e Malësisë do të mbahet një javë para fillimit të kampionatit të LSHFA për vitin 2013.

 28. Januar 2013