Apr 142015
 

kampionati - lajmi

Ka mbetë vetëm edhe një ditë, deri më 15.04.2015, kur do të mbyllet afati i rregullt i paraqitjes së ekipeve, që dëshirojnë të marrin pjesë në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015, të caktuar më parë nga organet kompetente të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Sipas analizës së Komisionit të Garave, që vepron në kuadër të Ligës, por edhe të premtimeve të ekipeve, që më parë dëshironin të merrnin pjesë, deri më tash, është tejkaluar numri i ekipeve në krahasim me vitin e kaluar. Presim deri në fund të ditës së nesërme për gjendjen përfundimtare dhe për numrin e ekipeve që do të garojnë në Kampionatin 2015!

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin e sivjetëm, ekipi për informim, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Z. Qani Sulejmani, ku detajet e kësaj interviste priten të publikohen nesër!

Ekipi për informim

 14. April 2015