Nov 122012
 

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI

Takim i Kryesisë dhe ekipeve

Pjesmarrja është obligative dhe e rëndësisë së veqant!

Me 17.11.2012
në ora 18:oo, në lokalet e LSHFA-së (Cafe TIMI)
Rögergasse 16, 1090 Wien

Të nderuar,

Sfidat për vazhdimin e kampionatiti të LSHFA-së për vitin 2013 janë të natyrave të ndyshme, por më e rëndësishjma është sigurimi i fushës, kjo është edhe arsye kryesore që të gjithë antarët e LSHFA-së obigativisht të marrin pjesë në takimin e radhës.

Për informim, në takomin e LSHFA-së të datës 9.11.2012 në bazë të informatave që posedojmë Fusha (tereni) i garave për vitin 2013 është rezervuar me një pagesë mjaft të arsyeshme prej 400- Euro në bezirkun e 10-të në Vjenë. por duhet që kontrata të jetë e plotëfuqifshme, të firmoset dhe të paguhet. Nëse dikush tjetër ka ndonji ide, sugjerim apo propozim konkret atëherë është e nevojshme që ta prezantoj.

Për vitin 2013 parashihen këto mjete obligative për Ekipet si në vijim:

Fusha: 400
Referët: 2 x 100
Vëzhguesit: 2 x 50
Depoziti: 150
Pjesmarrja në LSHFA 150
_________________________________________
Gjithsejt 1000.- Euro

Për shkak të urgjencës së rezervimit të fushës apo kontraktimit nevojitet që ekipet të pregadisin 50% të mjeteve të parapara, Situata na imponon për reagime të shpejta që të rezervojmë fushen me kohë, ne vitin e ardhshëm do jetë vonë.

Me nderime

Kryesia e LSHFA-së

 12. November 2012