Jun 162013
 

Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

U zhvillua xhiroja e radhes,

SHKS “ Afrim Zhitia“ befasoi  FC Shqiponjen duke e mposhtur me 1:0

 

Ne nje fush te pershtatshme dhe me diell u zhvilluan ndeshjet e rradhes , te gjitha ekipet treguan nivel te larte te lojes se futbollit qe kenaqi  te pranishmit ne stadiumin ku LSHFA zhvillon garat e saja.

Gara e sodit filloi me nje ndeshje vertet  jashtezakonisht  interesante ne mes te Fc Shqiponja dhe SHKS Afrim Zhitia, gjat  gjithe lojes te dyja ekipet treguan angazhim maksimal dhe deshire per te fituar lojen. Te dyja  palet qe nga fillimi u koncentruan ne sulm  gje qe u mundesoi te pranishmeve te shohin  shum  raste per shenim. Te pafate ishin sidomos sulmuesit e FC Shqiponja, sot nuk ua deshi, goditen disa here shtyllen e portjerit te SHKS Afrim Zhitia, por ne funde siq ndodh zakonisht ne futboll kur nuk shenon- ekipi kundershtar te denon- keshtu edhe ndodhi , kur me se paku e pritnin ( FC Shqiponja) ata pesuan  gol  dhe  keshtu u desh te pajtohen me nje humbje qe nuk e kishin planifikuar. Ne anen tjeter SHKS “ Afrim Zhitia“ me kete fitore beri nje hap te madh drejt kreut te tabeles.

Nje ndeshje tjeter qe me te drejte sote ishte derbi i javes ishte ajo ne mes te FC Timi dhe FC Megi qe perfundoi  pa  fitues ( 3:3)! Perkunder faktit qe FC Megi avancoi madje me 3:0 dhe ishte deri kah fillimi i pjeses se dyte ekip me i mire, ekipi i FC Timi nuk u dorezua dhe gol pas goli ne minuten e fundit te takimit arriten ta barazonin me plote merite rezultatin dhe kushte pothuajse nga nje ndeshje gati e humbur te nxjerrin nje pike shume te vlefshme.

Ndeshja ne mes te SHKS „Afrim Zhitia“ dhe FC Megi perfundoi ne te mire te FC Megi (1:2), gjate gjithe lojes u tregua loje shume interesante dhe me intensitet te larte, per nje nuance FC Megi ishte ekipe me e mire dhe me merite fitoi takimin e sodit.

Vlen te theksohet se sote te pranishem ishin edhe dy ekipe qe kan shprehur deshiren te jene pjes  LSHFA-se Fc Iliria dhe FC Gjakova , keto dy ekipe u pershendeten nga kryesia e liges dhe ne funde ato zhvilluan edhe ndeshje miqesore me ekipet tjera te liges.

LSHFA.

 16. Juni 2013