Ne krye me Paskal Ransin Kosova
ze vendin e pare ne Futboll ne
Kampionatin Botror te Integrimeve
Kampionati 2013 filloi me një seriozitet
dhe entuziazëm të madh.
Me përfundimin e pjesës së parë të kampionatit në LSHFA, u dëshmua që ky aktivitet dita – ditës ngjall interes të madh jo vetëm në Austri, por dhe në gjithë trojet shqiptare.
Kampionati 2013 filloi me një seriozitet dhe entuziazëm të madh. Arsyeja për këtë sukses ishin përgatitjet e strukturave të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që ua mundësoi të gjithë të rinjëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri të zhvillojnë një turnir në mënyrë të organizuar në LSHFA.
Në dy xhirot e fundit të pjesës së parë të kampionatit u treguan lojëra të cilësisë së lartë. U dëshmua edhe një herë se në mesin e shqiptarëve në Austri ka talentë të shumtë. Shpresoj se këta të rinj do të vazhdojnë të merren me aktivitete të tilla sportive dhe kombëtare. Vetë kureshtja e shqiptarëve nga të gjitha trojet që me interes të madh përcjellin xhirot e Ligës, dëshmon se të rinjtë dhe të rejat tona duhet edhe më tepër të aktivizohen në këtë aktivitet sportiv.
Kryesia e Ligës dy herë radhas ka qenë e ftuar në Radio Kosovën, në emisionin „Më afër vendlindjes“. Ishte kënaqësi e madhe për mua që pata rastin ta prezantoj aktivitetin dhe punën e deritashme të LSHFA.
Prandaj, edhe një herë falënderoj nga zemra tërë stafin e „Radio Kosovës“ në krye me z. Demir Reshiti, gazetën „Lajm“, gazetën „Bota sot“, „Yll Press“ dhe SHKA „12 Qershori“ nga Vjena. Falënderoj gjithashtu përzemërsisht ekipet anëtare në LSHFA, që respektuan rregullat dhe vendimet e kryesisë, pastaj të gjitha organet e Ligës për bashkëpunimin dhe kontributin që dhanë në këtë kampionat. Gjithashtu falënderoj lidhjen e referëve, vëzhguesit dhe të gjithë donatorët.
Të gjithëve ju dëshiroj pushime të këndshme dhe mirutakofshim në vazhdimin e kampionatit që fillon në muajin shtator.
Me nderime dhe respekt
Qani Sulejmani
Kryetar
PËRFUNDON ME SUKSES PJESA PRANVERORE NË LSHFA
Sot ishte një ditë tejet e bukur, nën gërshetimin e sportit dhe kulturës. Në praninë e shumë adhuruesve të futbollit, që kishin ardhur të përcjellin raundin e fundit të sezonit pranveror, ku në përmbyllje ju bashkangjit edhe vallja shqiptare e realizuar nga SHKA „12 Qershori“ nga Vjena, përfundoi pjesa e parë e kampionatit në LSHFA. Si zakonisht, ekipet ishin ato të cilat së pari i ofruan kënaqësinë publikut të mrekullueshëm. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe cilësore, ku pak a shumë edhe rezultatet dolën ashtu siç priteshin. Befasia e këtij raundi ishte ekipi Kf „Struga“, të cilët sot u paraqitën shumë të organizuar dhe të motivuar për fitore dhe këtë e ndjeu shumë mirë ekipi „Afrim Zhitia“, i cili pësoi një humbje të thellë me rezultatin 13:3. Kf „Struga“ filloi po me këtë gjallëri edhe kundër Fc „Megi“, por në këtë ndeshje doli krejt e kundërta dhe rezultati përfundimtar ishte 3:1 për Fc „Megi“, të cilët sipas të gjitha gjasave do të shpallen edhe kampion të vitit 2013,
sepse edhe ndeshjen e dytë e fituan me rezultatin 3:0. Duhet theksuar se në këtë raund edhe Fc „Timi“ mori dy fitore shumë të rëndësishme, duke fituar kundër ekipeve „Shqiponja“ me rezultatin 5:2 dhe kundër „Bish“ me 6:1 dhe me shumë meritë zë vendin e dytë të tabelës. Kf „Afrim Zhitia“ sot u nda me një fitore si dhe me një humbje, kurse jo të kënaqura me rezultatet ishin ekipet Fc „Shqiponja“ dhe „Bish“, të cilat pësuan nga dy humbje.
Pas përfundimit të ndeshjeve të parapara për këtë raund, në fushën e lojës dolën vashat dhe djemtë e SHKA „12 Qershori“ nga Vjena, të cilët të shoqëruar me duartrokitje të shumta nga të pranishmit prezentuan kulturën shqiptare nëpërmjet valleve dhe këngës shqipe, duke i ekzekutuar disa valle shqiptare.
Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri
Njoftim:
Te nederuar bashkeatdhetar te Dielen me 23.06.2013 me fillim nga ora 10:00 ekipet futbollistike te LSHFA- se zhvillojne xhiron e fundit para pushimeve verore,
me kete rast mysafir special do te jete Shoqata 12 Qershori nga Vjena e cila me valltaret dhe valletaret shume te talentuar do te mbaj nje kocert me Valle dhe Muzike burimore Shqipetare nga trevat tona !
LSHFA ju fton te gjitheve qe ne numer sa me te madhe te vizitoni kete eveniment qe enkas organizohet per ju bashkeatdhetare te nderuar.
Adresa e takimit eshte ne :
Franz Koci Strasse 1
1100 Wien
Me rrespekt
LSHFA
Vjene 19.06.2013