Aug 312014
 

Në takimin e LSHFA-së, për rrjedhën e të cilit do të njoftoheni së shpejti, zyrtarizohet edhe data e fillimit të Sezonit të Dytë të KAMPIONATIT të Futbollit 2014.

U vendos që xhiroja e radhës e Sezonit të Dytë të mbahet në terenin sportiv, më 14.09.2014, në Barbara Stadion, në Prottes. Ekipeve garuese ju urojmë suksese!

Njoftimet më në hollësi do të publikohen së shpejti.

 31. August 2014
Aug 302014
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich

Takimi i radhës i LSHFA-së mbahet më 30.08.2014, e shtunë, në orën 19:00, në selinë e Ligës Shqiptar të Futbollit në Austri.

Pas përfundimit të sezonit të parë, ku me sukses kaluan të gjitha ndeshjet e parapara të Kampionatit, dhe pas pushimeve verore, është ky takim i parapërgatitjes për pjesën e dytë të garave të KAMPIONATIT 2014 në futboll. Sezon ky në fund të të cilit përcaktohet edhe Kampioni i garave të futbollit të këtij viti.

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë aktivistët dhe të gjitha grupen punuese të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Vendmbajtja e takimit është në selinë e Ligës, në orën 19:00, në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), 1090 Vjenë.

Ju mirëpresim!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 30. August 2014
Aug 302014
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich

Takimi i radhës i LSHFA-së mbahet më 30.08.2014, e shtunë, në orën 19:00, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Pas përfundimit të sezonit të parë, ku me sukses kaluan të gjitha ndeshjet e parapara të Kampionatit, dhe pas pushimeve verore, është ky takim i parapërgatitjes për pjesën e dytë të garave të KAMPIONATIT 2014 në futboll. Sezon ky në fund të të cilit përcaktohet edhe Kampioni i garave të futbollit të këtij viti.

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë aktivistët dhe të gjitha grupen punuese të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Vendmbajtja e takimit është në selinë e Ligës, në orën 19:00, në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), 1090 Vjenë.

Ju mirëpresim!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 30. August 2014
Aug 082014
 

Shteti i katërt me radhë, pas Austrisë, Kosovës, Maqedonisë, është Shqipëria, në të cilin përfaqësuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri bashkëpunojnë në mënyrë profesionale me sportistë, shoqata, institucione dhe sportdashës. Kjo dëshmon se sporti depërton nëpër të gjitha kanalet  e shoqërisë sonë dhe krijon lidhje dhe miqësi të reja, për një të ardhme më të begatshme.

Kryetari i Ligës sonë, Qani Sulejmani, me ftesë të Shoqatës Sportive „VLLAZNIMI“ me seli në Durrës,  i shoqëruar me gazetarin Shaban Sinani nga Tetova dhe me nënkryetarin e Federatës së Atletikes së Maqedonisë z.Bexhet Toci, ishte për vizitë në Shqipëri për të marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Futbollit 2014, tashmë i dhjeti me radhë, të organizuar nga Shoqata Sportive „Vllaznimi“ në Durrës për grupmoshat nga U11 deri në  U19 vjeç dhe vajza pa kufizim moshe, nga data 25.06.2014 deri më 06.07.2014.

Kjo vizitë dhe ky bashkëpunim, solli ngrohtësi si në biseda ashtu edhe në miqësi dhe gatishmëri për në të ardhmen. Të mirëpritur nga miqtë e sportit, gazetarët z.Defrim Methasani dhe z.Mejdan Zhivani, gjatë këtij turneu, u fol për mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen, që edhe fëmijtë shqiptarë, kudo që janë, të bashkohen edhe përmes futbollit, në një të ardhme të afërt, në një forcë të madhe sportive.

Ashtu siq shkruan edhe z.Idriz Gashi për këtë takim, shqiptarët po i bashkon futbolli dhe ky është ambasadori më i mirë i të gjithë shqiptarëve në tërë Botën.

Duke uruar z. Qani Sulejmani dhe bashkëpunëtorët e tjerë, për punën dhe kontributin edhe gjatë kohës së pushimeve verore, ju urojmë edhe të gjithë sportdashësve pushime të këndshme verore!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 8. August 2014
Jul 052014
 

Kryesia e Ligës Shqiptar të Futbollit në Austri (LSHFA) dhe ekipet pjesmarrëse në këtë ligë, shprehin ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të futbollistit TRIUMF SHABANI.

Ngushëllime familjes Shabani, shokëve ,klubit dhe të gjithë atyre që e njohën.

 5. Juli 2014
Suffusion theme