Feb 042014
 

Vjenë – Austri

 

Ftesë në takimin e radhës së LSHFA/së

Të ftuar janë kryesia, referet, komisionet,  perfaqësuesit e LSHFA/së dhe përfaqësues të ekipeve si ato që garojnë dhe ato që planifikojnë antarësimin  në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.

Takimi mbahet me 8.02.2014 në ora 19:00

Vendi: selia e LSHFA/së  *Kafe TIMI“

Ky do jetë takimi i dytë  për këtë vit, në takimin e fundit pos tjerash eshte diskutuar për  grupet punuese njiherit  u vlerësuan poashtu takimet për nismen e nje bashkëpunimi  me grupet/shoqatat jasht Lshfa/së.

Në takimin e fundit u vendos se nga 18.01.2014 filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti – 2014. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.

 

Me nderime

Per LSHFA-në

Januz Saliuka

 4. Februar 2014
Feb 032014
 

Analizohen aktivitetet e deritanishme të klubit shqiptar të shahut Arberia në Vjenë

Vjenë, 31 janar 2014: -Në ambientet e lokalit ‘‘Cafe Timi’’ u zhvillua takimi i radhes i kryesisë, lojtarëve dhe mbështetësve të klubit të shahut ‘‘Arbëria’’. Pikat e rendit të ditës ishin si vijon: 1.      Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara); 2.      Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe); 3.      Të ndryshme.   Konkluzione:   1.      Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara) Pjesemarrësit ndanë mendimin se debutimi i klubit ’’Arbëria’’ në ligën e dytë të shahut të landit të Vjenës ka qenë i suksesshëm duke marrë për bazë faktin se janë arritur 5 fitore nga po aq takime, ndërsa momentalisht klubi gjendet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 21, 5 pikë. Kontaktet me federatën e shahut të Vjenës kanë qenë të vazhdueshme dhe korrekte, si dhe është bërë administrimi permanent i faqes zyrtare të klubit në platformat sociale elektronike.   2.      Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe) Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe dy meçe, me 15 shkurt dhe 1 mars 2014. Klubit tashmë i është bashkangjitur edhe një shahist. Ai është Shpëtim Bujupi. Në rast të kalimit në një rang më të lartë mendohet që të krijohet edhe klubi i dytë me të njëjtin emër.   3.      Të ndryshme

  • Lidhur me kontaktimin i personave për menaxhimin dhe shpërndarjen e informatave, Anton Marku njoftoi se janë zhvilluar biseda me Besim Xheliliin (aspeki video-vizuel) dhe Hazir Mehmeti (artikujt në gazeta dhe radio-emisione) në mënyrë që ata të ndihmojnë në raportimet për sukseset e klubit tonë. Në kuadër të kohës dhe mundësive ata do të asistojnë në këtë proces. Në anën tjetër, Xhevat Xhemaili mori përsipër kontaktimin e të riut Besfort Dalipi i cili do të mund të dizajnonte web-faqen e klubit tonë në internet;
  • Në federatën e shahut të Vjenës ka pasur ndryshime kadrovike të cilat nuk prekin bashkëpunimin e mirë të klubit tonë me këtë institucion;
  • Klubi i shahut Arbëria do të përfaqësohet në takimin e thirrur nga federata e shahut e Vjenës që do të mbahet të hënën, me 17 shkurt 2014 në ora 18:30. Nga ana jonë do të marrin pjesë: Kadri Berbati, Agron Çika, Xhevat Xhemaili, Harald Penker dhe Shpëtim Bujupi. Vendet nuk janë të kufizuara prandaj ky numër mund të jetë edhe më i madh;
  • Avdyl Gjoci do të vazhdojë të jetë përfaqësues i klubit tonë në takimet për themelimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri të incuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Klubi ynë do të ofrojë organizimin e një turneu shahu kurdo që të mbahet java e kulturës shqiptare në Austri;
  • Klubi i shahut Arbëria do të ndihmojë dhe do të jetë pjesëmarrëse në turneun e shahut që do të zhvillohet në fillm të prillit të këtij viti në lokalet e kishës ku tashmë 20 vite zhvillon aktivitetin e saj Misioni Katolik Shqiptar në Austri (Bizirku-lagja nr. 15 në Vjenë). Në turne do të marrin pjesë edhe shahistë austriakë nga shoqata ‘’Freunde der Rudolfsheimer Kirche’’ dhe shoqata kroate ’’Napredak’’ (’’Përparimi’’) me seli në Vjenë;
  • Në maj të këtij viti do të mbahet kuvendi i rregullt vjetor i punës së klubit tonë. Me raporte me shkrim do të paraqiten Anton Marku (raporti i punës), Agron Çika (analizë përmbajtësore e performacës së shahistëve) dhe Avdyl Gjocaj (raporti financiar);
  • Do të ketë angazhime shtesë në mënyrë që në qershor të këtij viti në Vjenë të zhvillohet turneu tradicional i klubit të shahut ’’Arbëria’’ për ndër të ditës së themelimit të klubit;
  • U bëhet ftesë anëtarëve të klubit të cilët nuk e kanë kryer ende pagesën e anëtarësisë vjetore në shumën prej 50 euro (për vitin 2013) që këtë ta bëjnë sa më parë. Pagesa për anëtarësinë për këtë vit duhet të bëhet deri me 15 mars 2014;
  • Kryesia e ngushtë e klubit të shahut ’’Arbëria’’ me seli në Vjenë vazhdon të ketë këtë përbërje: Kadri Berbati, kryetar; Xhevat Xhemaili, nënkryetar; Anton Marku, sekretar; Avdyl Gjocaj, arkatar dhe Agron Çika, trajner.
 3. Februar 2014
Jan 252014
 

Keshilli koordinativ i Shoqatave Shqiptare ne Austri

 

Ne ambientet e komunes nr 10 te qytetit te Vjenes kete te Premte , u mbajt takimi i radhes i Keshillit Koordinativ te Shoqatave Shqipetare ne Austri  gje qe edhe shenon fillimin e aktiviteteve te ketij Keshilli per vitin 2014.

Te pranishem ne kete takim ishin perfaqesues te shume Shoqatave dhe subjekteve Shqiptare si dhe shume individe e te interesuar ( Shoqata 17 Shkurti nga Badeni, Shoqata Humanitare I“Iliret“ Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri, Shoqata 12 qershori, Shoqata „Iliria“, Shoqata „Timi“, Shoqata „Aleksander Moisiu“ ), perfaqesues nga Shqiperia,Kosova e Maqedonia .

Te gjithe te pranishmit u pajtuan qe ne emer te Keshillit ne muajin Maj te mbahet Simpoziumi me temen “ 100 Vjetori i luftes se pare botrore dhe Shqipetaret “ ,  ky projekt ishte prezentuar ne mbledhjen e kaluar nga Niq Krasniqi dhe sote definitivisht u caktua edhe stafi qe do ta mbeshtes Niqin ne konkretizimin e ketij projekti ne perberje Petrit Begati dhe  Ajet Shira . Gjithashtu ne lidhje me simpoziumin u morr vendim qe te kontaktohen faktoret relevante te  shkences dhe kultures ne Vjene si dhe dy Ambasadat ajo e shqiperise dhe e Kosoves.

Nga ky takim doli edhe propozimi nga Januz Saliuka per organizimin e javes se kultures Shqipetare ne Austri ku per nje jave te tere do te behej prezantimi i kultures sone ne qytete te ndryshme te Austrise nga shoqata dhe subjekte me origjine nga trojet Shqipetare.Ne lidhje me kete propozim u paraqiten shume diskutues me ide dhe propozime shume konkrte  per te cilat ne mbledhjet e ardheshme te Keshillit do te  mesojme me shume pasi te paraqitet projekti konkret nga propozuesi.

Po ashtu ne kete takim u be prezentimi i projektit te realizuar nga Shoqata Humanitare „Iliret “ per perfundimin e ndertimit te nje shtepie ne Medvegje si dhe aktivitete ne te ardhmen, te pranishmit paten rastin te njihen  me  shume me  projektin nga drejtuesit e kesaj shoqate ( Mexhit Bislimi).

Ne vazhden e shenimit te pavaresise se Kosoves – Shoqata 17 Shkurti nga Badeni  njoftoi per roganizimin dhe mbajtjen e nje aktiviteti kulturor me date 15.02.2014 ne Baden, gjithashtu nga shoqata „VALE“ e mesuesve shqipetare ne Vjene mesuam se do te organizohet nje manifestim me daten 20.02.2014 .

Ne funde te takimit te gjithe te pranishmit ne menyre unanime u pajtuan  qe Keshilli tash e tutje te udhehiqet ( deri nega mesi i muajit Maj) nga nje trup e perkohshme koordinative qe do te kujdeset pe mbarevajtjen dhe organizimin e Keshillit koordinativ ne perberje :  Mirela Shira, Sabri Osmani, Blerim Gashi, Januz Saliuka dhe Abdullah Abdullahu.

Takimi i rradhes do te mbahet ne lokalet e Shoqates “ Iliria“ ne Bürgergasse 13. 1100 Wien 28.02.2014

 ne ora 19:30

Me respekt.

Keshilli Koordinativ.

 25. Januar 2014
Jan 192014
 

Në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), këtë të shtunë, u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Ky takim shënon takimin e parë për këtë vit, ku njëherit zyrtarisht u shënua fillimi i përgatitjeve për garat e vitin 2014 në kuadër të kësaj Lige.

Të pranishëm në këtë takim ishin poashtu edhe përfaqësues nga Referët, Komisioni i Garave, Komisioni  Disiplinorë por edhe Përfaqësues të Ekipeve që garojnë në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.

Të gjitha grupet punuese dhe pjesëmarrësit në këtë takimi premtuan përkrahje edhe në të ardhmen për këtë Ligë. U diskutuan dhe u vlerësuan poashtu edhe takimet dhe bashkëpunimet me grupe të tjera edhe jasht Lige, por edhe përkrahjet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga sot filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.

Nga Kryesia

Vjenë, 18.01.2014

 19. Januar 2014
Suffusion theme