Okt 112015
 

kupa e kampionit

Para pak çastesh arriti edhe KUPA E LIGËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT NË AUSTRI, që tradicionalisht përcillet nga KAMPIONI në KAMPION!

Presim se kush do të jetë KAMPIONI 2015, që do ta mbajë këtë kupë deri në Kampionatin e ardhshëm!

Ekipi për informim

 11. Oktober 2015
Okt 112015
 

fusha mengjes

Ekipet e punës dhe aktivistë të Ligës, tashmë janën në teren! Fusha është në nivel jashtëzakonisht të mirë, dhe moti duket të jetë i përshtatshëm!

Në këto momente NUK ka reshje dhe duket të jetë mot i thatë!

Ekipi për informim

 11. Oktober 2015
Okt 112015
 

kush behet kampion 2015

Prottes, BARBARA STADION, 11.10.2015

Sot, në një atmosferë kulturore dhe sportive, përfundon Kampionati i Futbollit 2015,

që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku emocionet e ekipeve janë në kulm, pasi që „lufta“ për titull u mbetet ekipeve KF STRUGA dhe FC TIMI, që treguan shumë suksese gjatë këtij kampionati!

Po ashtu edhe për vendin e tretë, teorikisht, garojnë FC SHQIPONJA, GALATASARAY dhe EP PRESHEVA, kurse KF DRENICA humbë këtë mundësi për vetëm 1 Pikë!

Ndërsa për të gjithë mysafirët e ftuar, aktivistët dhe sportdashësit, mbetet të shohim ndeshje cilësore nën tingujt folklorik të artistëve të ftuar dhe po ashtu rë kënaqemi me vallet tona tradicionale, që do të prezantohen nga bashkëpunëtorët tonë të ngushtë, për të cilët ju kemi njoftuar edhe më herët!

Ekipi për informim

 11. Oktober 2015
Okt 032015
 

 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Takimi i radhës i KRYESISË së Ligës Shqiptare të Futbollit në Asutri mbahet më datën 04.10.2015, në orën 11:00, në selinë e Ligës, në Rëgergasse 16, 1090 Vjenë! Ftohen të gjitha organet e Ligës që të marrin pjesë!

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 3. Oktober 2015
Suffusion theme