Feb 192015
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Takimi i radhës do të mbahet më 21.02.2015, e shtunë, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16 (1090 Vjenë)! Pritet raporti i kryesisë, dhe i të gjitha ekipeve të punës, në lidhje me Turneun e Pavarësisë 2015, që u mbajt këtë të diel në Ternitz, në të cilin, ashtu sikur që ishte e paraparë që nga dhjetori i vitit të kaluar, morën pjesë 16 ekipe, të ndara gjatë kualifikimeve në katër grupe. Pas raporit zyrtar, do të publikohen informatat në faqen zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Ekipi për informim

 19. Februar 2015
Feb 162015
 

Turniri i Pavarësisë 2015 / Ternitz

Ndihemi të obliguar për detaje të shkurtëra para përgatitjes së materialit përfundimtar, pasi që sasia e materialit është shumë e madhe! Deri në përzgjedhje dhe përgatitje të plotë, nevoitet edhe pak kohë!

Detajet!

Turneu i Pavarësisë 2015, që këtë vit u mbajt në Ternitz, më 15.02.2015, afër Vjenës, përfundoi me një sukses të jashtëzakonshëm! Në këtë Turne ishte parashikuar të marrin pjesë 16 ekipe, kurse numri i ekipeve te paraqitura per pjesmarrje  kishte kaluar 25%-shin e paraparë! Komisioni i Garave, në krye me Halil Jasharin, pas bisedës me ekipet shtesë, morën pëlqimin dhe mirëkuptimin që numri i ekipeve pjesëmarrëse të mbetet në 16 , në mënyrë që në kualifikime të mbesin vetëm nga katër ekipe në katër grupe!

Në artikujt e mëhershëm, kemi informuar drejt për së drejti nga palestra sportive, për ecurinë e garave, për rënditjen tabelare, dhe për fituesit, me ç’rast kemi publikuar edhe tabelat ku mund të lexoni të detajuara të gjitha të dhënat, deri në rezultat e ndeshjeve! Për këtë, mund të shfletoni artikujt e datës 15.02.2015!

Ndërsa, ndër fituesit e Turneut kemi

  1. STRUGA
  2. 17 SHKURTI
  3. Xh.NUR TERNITZ
  4. SHQIPONJA VJENË
  • FAIR PLAY – ishte Kampioni i vitit 2014, FC DRENICA

Të gjitha këto ekipet u shpërblyen, për sukseset e arritura, siç e do tradita, me nga një KUPË. Pati edhe shpërblime tjera, për sportistët dhe ekipet pjesëmarrëse, si dhe  për aktivistë e sponsorues, siç jemi mësuar të shohim vazhdimisht në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Përpos ekipeve pjesëmarrëse, shikuesve, aktivistëve, këtë turne e nderuan edhe përsonalitetet përfaqësuese të Ambasadës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Kosovës, dhe nga Misioni Diplomatik i Maqedonisë, të cilët edhe pas Turneut qëndruan deri në orët e vona, në takimin e organizuar nga Z.Argtim Hani, i cili ishte njëherit edhe sponsori gjeneral i këtij Turneu!

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për disiplinën dhe sjelljet sportive që treguan gjatë këtij Turneu, dhe në veçanti përfaqësuesit e ekipeve me futbollistët e tyre, për një korrektësi dhe përfillshmëri të rregullave të caktuara nga KOMISIONET që veprojnë në kuadër të Ligës dhe nga Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Më në detaje, së shpejti!

Ekipi për informim

 16. Februar 2015
Feb 152015
 

Në një lojë mjaft të shpejt, dinamike dhe emocionale, STRUGA mposhti 17 SHKURTI-n me rezultat 3:2!

Përgatiten shpërndarjet e TRUFEVE, në këto momente, kurse duhet të përmendet se ky TURNE I FUTBOLLIT, ka kaluar për mrekulli dhe në një nivel shumë të lartë sportiv! Asnjë keqkuptim ose mosmarrëveshje nuk pati, kurse të gjitha ekipet shtrëngonin duart pas çdo ndeshjeje!

Për detaje tjera, do të njoftoheni pas përgatitjes së materialit!

Të pranishëm janë përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Kosovës dhe nga përfaqësuesi shqiptar nga Diplomacia Maqedonase!

Po ndahen shpërblimet…..

Mirë u lexofshim!

Ekipi për informim

 15. Februar 2015
Suffusion theme