Apr 282015
 
Më 03.05.2015, në BARBARA STADION në PROTTES, fillon zyrtarisht KAMPIONATI I FUTBOLLIT 2015, që për herë të gjashtë organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ndeshja e parë fillon në orën 9:30, dhe, sipas shortit të hedhur, do të zhvillohet në mes të FC TIMI dhe KF KRENARIA.

Informata nga vendi i ngjarjes do të publikojmë rregullisht!

Ekipi për informim

 28. April 2015
Apr 272015
 
Në takimin e fundit përgatitor, para fillimit të KAMPIONATIT 2015, përveç kryesisë, komisioneve, ekipeve punuese, referëve, morën pjesë edhe ekipet pjesëmarrëse KF STRUGA, KF DRENICA, FC SHQIPONJA, EF PRESHEVA, KF KRENARIA, FC TIMI.

Ndërsa BISH kishte lajmëruar me kohë që nuk do të mund të jenë në takim me kohë, por pajtohen me çdo vendim që do të merret. Poashtu VËLLAZËRIMI KREMS ishin të të njëjtit mendim.

Përfaqësuesit e ekipit GALATASARAY erdhën me vonesë, me të cilët, pas përfundimit të takimit të rregullt, u mbajt një takim i veçantë informues me disa anëtarë të kryesisë, komisionit të garave dhe ekipeve të punës. Të gjitha ekipet u pajtuan me vendimet e marra!

Sipas shortit, radhitja tabelare është kjo:SHORTI

  1. GALATASARAY
  2. KF STRUGA
  3. KF DRENICA
  4. KF KRENARIA
  5. BISH
  6. FC SHQIPONJA
  7. EF PRESHEVA
  8. VËLLAZËRIMI KREMS
  9. FC TIMI

Ndërsa të gjitha ekipet tjera që shprehën dëshirën që të marrin pjesë në KAMPIONATIN 2015, por ende nuk i kan kryer obligimet, nuk janë përfshirë në hudhjen e shortit. Për këtë do të merret vendim nga Kryesia!

Informata të tjera së shpejti!

Ekipi për informim

 27. April 2015
Apr 222015
 
kampionati - lajmi

Ftohen të gjithë përfaqësuesit e ekipeve të futbollit, pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2015, të gjitha komisionet, grupet dhe ekipet punuese, referët, anëtarët dhe aktivistë, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në takimin e fundit përgatitor, para fillimit të ndeshjeve të kampionatit, që do të mbahet këtë të diel,  më datën 26.04.2015, në orën 13:00, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë.

Ky takim është i rëndësisë së veçantë, ku do të paraqitet plani i ndeshjeve, terminet dhe programi i sezonit pranverorë, dhe të gjitha pikat e nevojshme dhe konsultuese, para fillimit të kampionatit të gjashtë të futbollit, që organizohet në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Pjesëmarrja është e domosdoshme, prandaj mirupafshim!

Ekipi për informim

 22. April 2015

Apr 202015
 
Ekipi i radhës që dërgon listën e lojtarëve është PRESHEVA.

Ekipi i futbollit PRESHEVA, që këtë vit garon për herë të parë në garat kampionale në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, tashmë ka siguruar pjesëmarrjen e rregullt në këto gara, dhe me dërgesën e listës së lojtarëve, lehtëson punën e Komisionit të Garave, në mënyrë që faza e parapërgatitjeve të përmbyllet para fillimit të kampionatit.

Ekipi PRESHEVA starton me këtë formacion:

PRESHEVA

Presheva

 20. April 2015
Suffusion theme