Mai 032016
 

futbollishqiptar_rrethi

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 05.05.2016, në orën 19:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 3. Mai 2016
Apr 272016
 

ndeshjet e radhes 15-05-2016

Njoftohen të gjithë sportistët, aktivistët, mysafirët dhe sportdashësit, se ndeshjet e radhës do të zhvillohen më datën

15.05.2015, në stadiumin e futbollit „Barbara STADION“ në PROTTES!

Për detaje, ju njoftojmë me kohë! Për informata të tjera, ju lusim të na kontaktoni përmes linkut KONTAKTIMI (kliko)!

Ekipi për informim

 27. April 2016
Apr 252016
 

kampionat 2016 - loja 1

Në PROTTES, në stadiumin e futbollit „BARBARA STADION“, u zhvilluan ndeshjet e para të kampionatit të futbollit të vitit 2016, që organizohen për të shtatën herë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Edhe pse parashihej që moti të mos jetë i mirë, për fat nuk pati reshje atmosferike. Mirëpo, një denim e morën të gjithë pjesëmarrësit, të cilët u desh të përballen me erën e ftoftë, që mbizotëroi gjatë tërë kohës së zhvillimit të ndeshjeve, që filluan ashtu sikur që ishin të parapara dhe të planifikuara për këtë datë edhe nga kryesia e kësaj lige.

Të parët në fushën e gjelbër, përpos anëtarëve të ekipit teknik që gjithherë hapin portat e këtij stadiumi dhe përgatisin fushën, ishin lojtarët e ekipit të ri, KËRÇOVA që për herë të parë marrin pjesë në Ligën Shqiptare.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Z. Qani Sulejmani, të Kryetarit të Komisionit të Garave, Z. Halil Jashari dhe me referin Z. Fuat Rexhepi, u dha fishkëllima e parë për këtë kampionat. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komisionit Disiplinor, Z. Mexhid Bislimi, mandej pjestarë të ekipit teknik dhe po ashtu edhe të ekipit për informim, që veprojnë në kuadër të kësaj lige. Pas fishkëllimës së parë, vëmendjen e morën lojtarët në fushë.

raundi 1 - 2016Ajo që u veçua në ndeshjet e kësaj dite ishte cilësia dhe koncentrimi i lojtarëve të ekipit KËRÇOVA, të cilët edhe pse gjatë lojës pësuan gola, prapë arritën të kthejnë lojën në të mirë të tyre, duke marrë kështu gjithsej 9 pikë të vlefshme për këtë kampionat.

Edhe pse ishte vetëm fillimi i kampionatit dhe është herët të dihet rrjedhoja e zhvillimit të ndeshjeve me ekipet tjera, cilësia e lojtarëve të ekipit KËRÇOVA qysh tash bën të pretendohet për një klasifikim lartë në tabelë. Por kjo mbetet të shihet me kohën.

raundi 1 - 2016 - porta besaNdër ekipet e reja, që shprehën dëshirë të marrin pjesë për të parën herë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është edhe ekipi BESA.

Forcë e ekipit BESA, pa asnjë dyshim, që në fushën e gjelbër binte në sy, ishte porta e BESËS, ku portjeri ishte në formë mjaft të mirë, duke grushtuar topin disa herë, dhe duke vështirësuar kështu epërsinë e kundershtarit.

Zhvillimet e garave kampionale ishin të një disipline të lartë, ku në të gjitha ndeshjet mbretëronte lojë fair play.

Gjatë këtyre ndeshjeve kishte mjaft gola të shënuar, por sipas shënimeve në sistemin elektronik të Komisionit të Garave është kjo radhitje, nga golashënuesit më të mirë:

  • EKIPI: FC TIMI – Lojtari: Mustafë Alija (3 Gola)
  • EKIPI: KËRÇOVA –  Lojtari: Liridon Bajrami (3 Gola)
  • EKIPI: FC TIMI – Lojtari: Jasim Limani (3 Gola)

Ndërsa me sitem pikësh, për momentin, kryeson KËRÇOVA (9 pikë), të ndjekur nga kampioni i vitit të kaluar FC TIMI (3 pikë).

Nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u njoftuan të gjithë të pranishtmit, përmes sistemit të zërimit, që për fillimin e garave ishte planifikuar dhe përgatitur ushqim pa pagesë, gratis. Kjo gjë u mirëprit nga të gjithë të pranishtmit, të përballur me erën që fryente, dhe nga të gjithë lojtarët që tashmë po shtrëngonin forcat e reja për ndeshjet e radhës.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kësaj dite, ekipet e punës, komisionet dhe anëtarët e kryesisë, mbajtën një takim, ku u fol për mbarëvajtjen e fillimin të garave kampionale dhe planifikimet e raundit të radhës.

Raundi i radhës do të caktohet nga mbledhja e rregullt e kryesisë, që do të mbahet gjatë ditëve në vijim. Ky vendim do të publikohet këtu, në faqën zyrtare të kësaj lige.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe sportistët i falënderojmë për pjesëmarrje dhe për përballim të erës së ftoftë që fryente, me shpresë për ditë të ngrohta Maji!

Ekipi për informim

 25. April 2016
Apr 242016
 

arrisin ekipet e para ne teren - 24-04-2016

Në teren tashmë janë tashmë ekipet e para, që nisen për përgatitje për fushën e lojës!

Një ndër ekipet e sapo ardhura është edhe ekipi KËRÇOVA, që merr pjesë për herë të parë në Lig[ën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Ekipi për informim

 24. April 2016
Suffusion theme