Feb 032017
 

Që nga takimi i Kryesisë së Ligës, më 29.01.2017, është zyrtarizuar fillimi i KAMPIONATIT 2017, tashmë i teti (8) në radhë, në të cilin mirëpriten të marrin pjesë të gjitha ekipet e futbollit të interesuara për garat kampionale!

Afati i paraqitjes është i hapur deri më 25.02.2017! Më pas do të jetë takimi i radhës i kryesisë, në të cilin do të diskutohen pikat e caktura më parë dhe bisedat me ekipet e interesuara për pjesëmarrje!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në vitin e tetë kampional, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

——————-

Në vazhdim informatat për mundësisë e paraqitjes së ekipeve për kampionatin e radhës, 2017!

Paqitja e ekipeve mund të bëhet në disa mënyra:

  1. Përmes ndonjërit të anëtarëve të kryesisë -> kontakt
  2. Përmes e-mail adresës liga@futbollishqiptar.eu
  3. Përmes FORMULARIT KONTAKTUES
  4. Përmes FORMULARIT PËR PARAQITJE si në vazhdim

    Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

    Kontakt E-Mail

    Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

    PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

    LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

    Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

    captcha

     

     

     3. Februar 2017
    Jan 252017
     

    Tashmë janë në përgatitje planifikimet e KAMPIONATIT TË TETË në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

    Ekipet e punës së bashku me anëtarët e kryesisë dhe aktivistët e Ligës Shqiptare, tashmë po planifikojnë mbarëvajtjen dhe fillimin e Kampionatit të 8-të në futboll, gjë që tashmë është traditë në këtë ligë. Edhe pse së shpejti do të jetë takimi i parë i kryesisë për këtë vit, komunikimet dhe planifikimet e realizimit të planeve për vitin 2017 tashmë kanë filluar në mes të grupeve punuese.

    Ekipet e interesuara për pjesëmarrje në Kampinatin 2017, qysh tash mund të kontaktojnë ndonjërin nga anëtarët e organeve të Ligës Shqiptare por edhe anëtarët e kryesisë, në mënyrë që të bëhet rezervimi i vendeve për pjesëmarrje në GARAT KAMPIONALE.

    Paraqitja e ekipeve të reja dhe të atyre që ishin pjesëmarrëse në garat e mëhershme, mund të bëhet edhe ONLINE, përmes FORMULARIT KONTAKTUES.

     

    Ju mirëpresim!
    Ekipi për informim

     25. Januar 2017
    Jan 092017
     

    Njoftim!

    Me pëlqimin e kryesisë së ngushtë, njoftohen të gjithë përkrahësit  dhe bashkëkombasit, se ditën e mërkurë, më 11.01.2017, nga ora 13:00 – 15:00, mbahet protestë, në mënyrë demokratike, para Ambasadës së Francës,  në Schwarzenbergplatz, 1030 Vjenë, me rastin e arrrestimeve të fundit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, konkretisht të Z. Ramush Haradinaj, ish Kryeministër i Kosovës.

    Në emër të kryesisë
    Ekipi për informim

     9. Januar 2017
    Suffusion theme