Mai 142017
 

Sot, në Prottes, përfunduan ndeshjet kampionale të xhiros së radhës, me befasi të shumta, ndeshje të forta dhe me ndryshime të shumta në tabelë.

Më të suksesshmit, sot, ishin ekipi TIMI dhe ekipi DEÇANI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën, të ndjekur nga KËRÇOVA në vendin e tretë.

Ekipi i futbollit USAJ gjendet po ashtu në pjesën e sipërme të tabelës, me vetëm një pikë pas KËRÇOVËS. USAJ, në ndeshjet e sotme, treguan se mund të bëjnë befasi dhe të rikthejnë ndeshjen në favor të tyre, gjë që dëshmuan me shtimin e fitoreve në ndeshjet e sotme.

Ekipi PALESTINA, që sot treguan lojë shumë të forta, korrën fitoret e tyre dhe morën numrin e pikëve që i radhit në vendin e pestë në tabelë. Kjo i lë kandidat potencial për radhitje në pjesën e epërme, me vetëm dy pikë dallim nga vendi i tretë.

AFRIM ZHITIA shton edhe kësaj radhe minimalisht numrin e pikëve dhe radhitet afër mesit në tabelë, përkundër golave të shënuar, duke ndjekë PALESTINËN për të qëndruar në mesin e tabelës. Me pak fat dhe und të gjendeshin edhe në vendin e katërt, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën e tyre.

KRENARIA, edhe pse shënon pa mëshirë gola, pa marrë parasysh se sa i fortë është kundërshtari, duke u radhitur me 18 gola e katërta për ka numri i golave të shënuara, mbetet megjithatë e parafundit me sistem pikësh, me vetëm katër pikë.

Më e pafat, në garat kampionale të këtij viti, që organizohen për herë të tetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, edhe sot, ishte ekipi BESA, që për momentin nuk shijuan ende pikët e këtij kampionati. Shpresojmë në më shumë fat për herat e tjera.

Njëra ndër ndeshjet, që ishte e paraparë si derbi i javës, në mes të ekipeve TIMI dhe KËRÇOVA, përfundoi me rezultat minimal në të mirë të ekipit TIMI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën. Ishte një ndeshje e fortë, me aksione dhe kundëraksione dhe me një potencial të lartë sportiv dhe cilësor, që përfundoi me një nivel të lartë disiplino nga të dy ekipet, përkundër rëndësisë që kjo ndeshje kishte për radhitjen tabelare. Kjo fot e përbashkët dëshmon cilësinë e tyre.

Edhe një pamje para fillimit të ndeshjes së fundit për ditën e sotme, ku KRENARIA pos lëndimit të një lojtari, që zbehu mundësinë për fitore, nuk arriti t’u bën ballë sulmeve të shumta që ekipi USAJ kishin përgatitur për ta dhe me plot meritë USAJ mboshti lojtarët e ekipit KRENARIA.

Për fund, falënderojmë SHOQATËN HUMANITARE KËRÇOVA, për kuzhinën që kishin përgatitë për këtë raund, gjë që si gjithmonë forcon dhe mbushë me energji sportistët, dhe pjesëmarrësit gjatë ditëve sportive, tash e sa vjet, në kampionatet e organizuara nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë aktivistët që ishin pjesë e këtij aktiviteti të sotëm, sportiv dhe shoqëror!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 14. Mai 2017
Mai 122017
 

Rikujtojmë dhe njoftojmë ekipet garuese, të gjithë sportdashësit, aktivistët dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se raudi i radhës (xhiroja e 2-të) do të mbahet këtë të diel, ashtu sikur që ishte caktuar para fillimit të kampionatit!

Njoftim: Kuzhina, në këtë xhiro, do të organizohet nga Shoqata Humanitare KËRÇOVA.

Sa për informim, një përmbyllje të shkurtër për ndeshjet e xhiros së 1-rë, në krye të tabelës kemi ekipin TIMI, që ndiqet menjëherë nga KËRÇOVA dhe pastaj nga ekipet e reja USAJ dhe DEÇANI. Po ashtu afër janë edhe AFRIM ZHITIA, me vetëm 3 pikë më pak se vendi i tretë, që mbahet nga ekipi USAJ. Ndërsa PALESTINA edhe pse kishte dy barazime deri më tash, dëshmoi se ka potencial për një radhitje më lartë në tabelë. KRENARIA shënoi si gjithherë pa mëshirë, me gjithsej 10 gola, por ishte e pa fat në grumbullimin e pikëve dhe mbetet e parafundit. Më të pa fat ishin kësaj radhe lojtarët e ekipit BESA, që treguan ndeshje simpatike, por nuk grumbulluan asnjë pikë!

Presim ndryshime në radhitjen tabelare gjatë xhiros së radhës, duke uruar suksese në garë dhe lojë fair play!

Sipas tabelës aktuale, derbi i radhës do të jetë TIMI-KËRÇOVA, përcjellë nga TIMI-USAJ, mandej DEÇANI-KËRÇOVA, pas të cilave do të krijohen ndryshime të mundshme në tabelë.

Sistemi i ndeshjeve të radhës është si në vazhdim,

Vendi i mbajtjes është caktuar përsëri në „BARBARA STADION“ në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi i garave: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ekipet: Duke filluar nga ora 9:30 (ekipet duhet të arrijnë në teren)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet fillojnë ndeshjet)

KLIKO për MAPS
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në  ndeshjet e xhiros së dytë në KANMPIONATIN E TETË (2017) të futbollit në Austri!

Ekipi për informim!

 

 12. Mai 2017
Mai 072017
 

Përfunduan me sukses, në një ambient kulturor dhe sportiv, ndeshjet e radhës, që shënuan edhe fillimin e KAMPIONATIT TË TETË të futbollit në Ligës Shqiptaret të Futbollit në Austri.

Të pranishmit, së bashku me mysafirët e nderuar dhe me Shoqatat bashkëpunëtore, si „12Qershori“, që sollën freski kulturore në ambientin sportiv, dhe me zë e me valle joshën publikun dhe ekipet garuese të mbushë me valle për një çast terenin sportiv duke pranuar edhe sportistët në programin e tyre, dëshirojmë t’i falënderojmë nga zemra, për kënaqësinë që na sollën!

Gjithashtu, përpos ekipeve garuese dhe shoqatave që garojnë me ekipet e tyre sportive, në terenin sportiv ishin edhe përfaqësues nga shoqata e mësuesëve, të cilët kryetari nga kryesia e Ligës Shqiptare u përshëndetën dhe u falënderuan për punën e tyre që bëjnë me nxënësit shqiptarë, duke ruajtur gjuhën amtare jasht trojeve tona!

Në vazhdim gjeni disa nga pamjet festive të hapjes së Kampionatit 2017.

Në këto çaste, me kërkesën e sportdashësve, po publikojmë radhitjen tabelare, që ka këtë radhitje:

kurse ndeshjet në këtë xhiro përfunduan me këto rezultate, si më poshtë!

Për më tepër ju njoftojmë pas përgatitjes së materialit!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 7. Mai 2017
Mai 062017
 

SOT, e diel, më 07.05.2017, duke filluar nga ora 9:30,në PROTTES, fillon zyrtarisht KAMPIONATI I TETË me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Si çdo herë, së bashku me bashkëpunëtorët dhe aktivistët tanë dhe në bashkëpunim me shoqatat tjera, si ajo „12 Qershori“, ceremonia e hapjes bëhet me program kulturor dhe festiv.

Të mos harrojmë edhe kuzhinën që na shoqëron tash e sa vjet, dhe që kujdeset për mysafirët dhe sportdashësit të ndihet sa më mirë, në atmosferën festive, kulturore, sportive!

Këtë vit ka rritje të numrit të ekipeve garuese, ku për herë të parë garojnë ekipet USAJ dhe ekipi DEÇANI, ndërsa rikthehet në Ligën Shqiptare ekipi AFRIM ZHITIA! Përpos kësaj kemi edhe një EKIP MYSAFIR konkurues për vendin e parë, që në listat tona figuron si ekipi STUDENTI, dhe sipas njoftimeve që kemi, do të mbetet për befasi në fushë! Kampioni 2016, KËRÇOVA dhe Nënkampioni TIMI, shtrëngojnë radhët edhe për këtë vit, kurse BESA dhe KRENARIA premtojnë befasi në teren!

Për të gjithë që dëshirojnë të vijnë me autobus, informatat në vazhdim!

 PËR UDHËTIM ME AUTOBUS - sëbashku me anëtarët e shoqatës "12 Qershori" - adresa dhe orari i nisjes janë si në vazhdim:
 AUTOBUSI NISET: në orën 10:30
 AUTOBUSI NISET NGA: Schönbrunner Schloßstrasse 23, 1120 Vjenë
 Lusim të interesuarit të kontaktojnë ndonjë nga anëtarët e kryesisë, për rezervimin e vendeve!

LAJM NGA TERENI – anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare, që në këto çaste janë në teren, na njoftojnë se fusha është për mrekulli dhe tash do të fillojnë me përgatitjen e fushës për ndeshjet e para! Një falënderim i veçantë për aktivistët e sotëm!


 

Urojmë të kemi një KAMPIONAT me shumë emocione sportive për garuesit dhe publikun sportdashës!

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi i garave: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ekipet: Duke filluar nga ora 9:00 (ekipet duhet të arrijnë në teren)
Radhitja e ekipeve: Duke filluar nga ora 9:30 (ekipet duhet të dalin në fushë për rreshtim)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet fillojnë ndeshjet)
Manifestimi: Parashihet nga ora 11:30

KLIKO për MAPS
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

Ekipi për informim!

 

 6. Mai 2017
Apr 232017
 

Në pranin e ekipeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të antarsuara në zhvillimin e ndeshjeve kampionale në Kampinatin e 8-të, u mbajt takimi i radhës, ai final, para fillimit të garave në sezonin pranveror.

Ky takim u mbajt në lokalet e ekipit Kërçova, që dëshmuan një mikëpritje shumë të ngrohtë dhe miqësore, edhe ne ju jemi falënderues për respektin dhe nderin ndaj Ligës Shqiptare! Po ashtu edhe ideja që ky takim të mbahet pikërisht aty ishte një vlersim shumë pozitiv për ekipit Kërçova dhe anasjelltas.

Në këtë takim u diskutua për gjitha pikat e rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarvajten dhe peshën e fillimit për Kampionatin e 8-të në radhë.

Gjatë këtij takimi u shpalos në hollësi sistemi i garave, ku tani më janë të përcaktuara rënditjet e ndeshjeve, vendi, koha, etj, si dhe të gjitha çështjet anësore, të domosdoshme për zhvillimin e garave, sipas rregullores së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare, ftojmë të gjithë dashamirët e sportit dhe kulturës, që të jenë pjesë e përbashkët e ketij aktiviteti sportiv, që zyrtarisht fillon më 07.05.2017, në „Barbara Stadion“, në Prottes. Hollësi dhe detaje të tjera, si zakonisht, do të publikohen këtu me kohë!

Në këtë aktivitet është e ftuar edhe Shoqata 12 Qershori, që me vallet tona kombëtare e begatojnë këtë aktivitet tash e sa vite, si bashkëpunëtorë të rregullt me Ligën Shqiptare.

Ju mirë presim.

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 23. April 2017
Suffusion theme