Apr 232017
 

Në pranin e ekipeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të antarsuara në zhvillimin e ndeshjeve kampionale në Kampinatin e 8-të, u mbajt takimi i radhës, ai final, para fillimit të garave në sezonin pranveror.

Ky takim u mbajt në lokalet e ekipit Kërçova, që dëshmuan një mikëpritje shumë të ngrohtë dhe miqësore, edhe ne ju jemi falënderues për respektin dhe nderin ndaj Ligës Shqiptare! Po ashtu edhe ideja që ky takim të mbahet pikërisht aty ishte një vlersim shumë pozitiv për ekipit Kërçova dhe anasjelltas.

Në këtë takim u diskutua për gjitha pikat e rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarvajten dhe peshën e fillimit për Kampionatin e 8-të në radhë.

Gjatë këtij takimi u shpalos në hollësi sistemi i garave, ku tani më janë të përcaktuara rënditjet e ndeshjeve, vendi, koha, etj, si dhe të gjitha çështjet anësore, të domosdoshme për zhvillimin e garave, sipas rregullores së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare, ftojmë të gjithë dashamirët e sportit dhe kulturës, që të jenë pjesë e përbashkët e ketij aktiviteti sportiv, që zyrtarisht fillon më 07.05.2017, në „Barbara Stadion“, në Prottes. Hollësi dhe detaje të tjera, si zakonisht, do të publikohen këtu me kohë!

Në këtë aktivitet është e ftuar edhe Shoqata 12 Qershori, që me vallet tona kombëtare e begatojnë këtë aktivitet tash e sa vite, si bashkëpunëtorë të rregullt me Ligën Shqiptare.

Ju mirë presim.

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 23. April 2017
Suffusion theme