Feb 172019
 

Me rastin e 11-të VJETORIT të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme, me shpresë për një të ardhme të dëshiruar!

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 17. Februar 2019
Jan 242019
 

Fillojnë përgatitjet për KAMPIONATIN e 10-të në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri si dhe për planifikimet e shënimit të VITIT JUBILAR, të dhjetëvjetorit të themelimit të Ligës Shqiptare.

Ky është përqëndrimi i takimit të parë të kryesisë, për këtë vit, që do të mbahet më 26.01.2019, e shtunë, duke filluar nga ora 18:00, në Vjenë, Keplerplatz.

Për këtë rast ftohet kryesia dhe organet e ligës që të marrin pjesë në këtë takim! Takimi me ekipet pritet të mbahet në veçanti, një tjetër herë, kur ekipet do të njoftohen me kohë.

Urojmë një vit të mbarë!

Ekipi për informim (A.J.)

 24. Januar 2019
Jan 152019
 

Pas pushimeve, fillojnë përgatitjet e para për KAMPIONATIN e 10-të (2019) që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, i cili do të jetë më i veçant pasi që me rastin e 10 vjetorit është VIT JUBILAR.

Në takimin e kryesisë, për këtë vit, do të vendosen edhe projektet dhe planifikimet për programin vjetor, si dhe hapja e konkursit për pjesëmarrjen e ekipeve në KAMPIONATIN 2019, të dhjetin me radhë.

Urojmë së bashku të kemi një vit të mbarë dhe të suksesshëm!

Ekipi për informim (AJ)

 15. Januar 2019
Suffusion theme