Jun 092013
 

Liga Shqiptare e futbollit ne Austri

Vjene 09.06.2013

 U arrit  marreveshja per krijimin e

  Keshillit Koordinativ te shoqatave Shqipetare ne Austri

 

Organizuar nga Liga shqiptare e futbollit ne Austri dhe me pelqimin e shume Shoqatave dhe subjekteve shqiptare  qe veprojne ne Austri u mbajte takimi konsultativ per  shqyrtimin e mundesise se krijimit te nje keshilli koordinativ qe ne te ardhmen do te permiresonte bashkepunimin dhe veprimin e diaspores shqipetare ne Austri . Vete  pjesemarrja e shume shoqatave ( 13 soshe) ne takimin e ftuar nga LSHFA ishte tregues i mire se ne mesin e Shoqatave shqipetare dominon bindja se diq duhet ndryshuar ne menyre qe aktiviteti te mberrije premisat e deshiruara.

Takimi u be i hapur nga sekretari dhe menaxheri i LSHFA z. Januz Saliuka i cili  i prezentoi  dhe pershendeti te pranishmit duke u uruar  mireseradhje  dhe pune te mbare ne takimin qe per teme kishte : shqyrtimin e mundesise per krijimin e nje trupe koordinative te shqipetareve ne Austri. Ne vazhdim kryetari i LSHFA-s z. Qani Sylejmani me nje rezyme te shkurter njoftoi te pranishmit per rendesine e organizimit te ketij takimi  dhe per elaborimin e idese se krijimit te „ Keshillit Koordinativ te shoqatave shqiptare „ ja dha fjalen z. Abdullah Abdullahu ( ekonomist)( qe edhe eshte iniciatori i kesaj ideje ne kuvendin e fundit te lSHFA-se mbajtur ne Shkurt 2013).

Te pranishmit kishin rastin qe nga z.Abdullahu te njihen me permbajtjen e idese per krijimin e nje trupe koordinative qe si synim te vetem ka avancimin dhe persosjen e organizimit te aktiviteteve te diaspores Shqipetare ne Austri. Thjeshtesia dhe bashkepunimi do te jene moto e kesaj trupe koordinative qe do te perbehet nga te gjitha shoqatat dhe subjektet e mundshme shqipetare ne Austri , te cilat do te perfaqesohen ne keshillin koordinativ pa e humbur autonomine e vete oragnizative dhe strukturore. Hapesira per te bashkepunuar eshte mjaft e gjere , veshtiresite me te cilat ballafaqohen Shoqatat shqipetare si nag aspekti financiar dhe ai kadrovik gjithashtu jane evidente prandaj edhe ideja per koordinimin e veprimtarise vjene ne momentin kur organizimi i Diaspores Shqipetare ne Austri ka shenuar nje renje rapide !- eshte koha e ringjalljes dhe e bashkimit te forcave per te parandaluar renjen e me tutjeshme dhe daljen nga kjo agoni .

Ne debatin per krijimin e keshillit koordinativ  u kyqen te gjitha Shoqatat prezente,

Z. Dr. Ilir Qaushi drejtues i Institutit kulturore Aleksander Moisi me seli ne Vjene ishte po ashtu shume i brengosur per poziten dhe nivelin e organizimit te Shqipetareve ne Austri dhe shprehu bindjen se krijimi i nje keshilli koordinativ ne mase te madhe do te permiresonte orgnizimin e Shoqatave shqipetare ne Austri, te njejtin mendim e ndau edhe z.Petrit Begati ( nga Qameria) me theks te posaqem permendi problematiken e prezentimit te shqipetareve ne Austri.

Z. Osman Ademi  ( Mesues)nga Shoqata e mesuesve dhe prinderve ne Austri „ VALE“ ishte i mendimit se eshte koha e fundit qe nje gje e tille te konkretizohet dhe te fillohet me veprime konkrete. Ne vazhdim z. Dr,Sabri Osmani me profesion Mjek ( nga Ulqini) po ashtu ishte i bindur se krijimi i keshillit koordinativ eshte mese i domosdoshem per arritjen e nje niveli me te mire te organizimit te shqipetareve ne Austri, po ashtu ai propozoi qe edhe afaristet shqipetare te involvohen ne kete veprimtari me se te qelluar.

Nga Shoqata Kulturore „Aleksander Moisiu„ nga Vjena ne takim ishte z. Besim Xhelili qe dha nje kontribut te konsiderueshem me diskutimin e tije shume konkret ,nga Shoqata 12 Qershori ishte e pranishme znj. Rolanda Limani qe po ashtu e mbeshteti iniciativen dhe u shpreh se eshte e gatshme te jete pjese e keshillit koordinativ, z. Ejup Murseli nga shoqata „ Iliria“ po ashtu u shpreh pro iniciatives , te pranishem ne takim ishin edhe perfaqesuesit e Shoqates Kulturoro Sportive „Afrim Zhitia“ te prfaqesuar nga kryetari z. Nexhbedin Lleshi i cili po ashtu e pershendeti iniciativen dhe shprehu gadishmerine qe te jete pjese e keshillit koordinativ, nga shoqata e studenteve ishte i pranishem  z. Fitim Morina i cili me pak fjale pershendeti te pranishmit dhe u shpreh se kjo iniciative meriton perkrahjen dhe mbeshtetjen e te gjitheve. Nga Shoqata e Shahisteve shqipetare po ashtu u dhe pelqimi dhe konkretisht per keshillin koordinativ u propozua z. Avdyl Gjoci- duhet theksuar se kjo shoqate qe nga shtatori i 2013 do te garoj ne ligen e Shahisteve me seli ne Vjene.

Nga shoqata „ 17 Shkurti“-Baden te pranishmit i pershendeti z.Agim Gashi me porosine qe kjo iniciativ duhet sam e shpejte te jetesohet dhe te konkretizohet me vepra konkrete, z. Mexhit Bislimi sote ishte ne funksion te perfaqesimit te shoqates humanitare per ndertimin e shtepive ne Luginen e Presheves konkretisht ne Medvexhe dhe si perfaqesues i FC Timi- qfare do prisnim nga ai pos mbeshtetjes dhe aprovimit te iniciatives- ashtu edhe ndodhi.Ne rradhen e prezentimit i para fundit fjalen e morri z- Luan Kreka  nga FC Shqiponja i cili po ashtu u shpreh pro iniciatives dhe krejt ne funde takimin e pershendeti edhe z. Halil Jashari i cili me pak fjale pershkroi aktivitetin dhe rendesine e egzistimit te LSHFA-se ne organizimin  e rinise shqipetare ne Austri si dhe rendesine e krijimit te nje keshilli koordinativ te shoqatave shqipetare ne Austri.

Ne funde pas diskutimeve dhe sygjerimeve nga te gjitha shoqatat e pranishme  u vendos qe te krijohet „ Keshilli Koordinativ i Shoqatave Shqiptare ne Austri“ qe do te koordinoj veprimtarine e Shoqatave ne te ardhmen, po ashtu u caktua edhe takimi i radhes qe do te mbahet ne muajin Shtator (09.09.2013). Po ashtu u vendos qe ne kete keshil koordinativ ne vazhdimesi do te kooptohen te gjithe te interesuarit pa perjashtim.

 

LSHFA

 

 9. Juni 2013
Suffusion theme