Mrz 252019
 

Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të Diel, në të cilin ishin përfaqësuesit e pothuajse të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2019, u vendos data zyrtare e fillimit të kampionatit të sivjem!

7 Prilli u caktua datë zyrtare!

 

Paraqitjet vazhdojnë deri më 31.03.2019, pra, vetëm edhe këtë javë, pasi që presim konfirmimet e ekipeve të interesuara!

Sikur që ju kemi njoftuar edhe para këtij takimi, interesimi këtë vit është shumë i madh, dhe i tejkalon kapacitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, por kryesia dhe aktivistët janë duke bërë përpjekje që të gjejnë formën e inkuadrimit, të ekipeve të interesuara, për garat e Kampionatit 2019.

Kampionati 2019 është i dhjeti në radhë, organizuar nga Liga Shqiptare, ku me rastin e 10 (dhjetë) vjetorit të themelimit të kësaj lige, do të shonëhen edhe ceremonia e festimit të VITIT JUBILAR.

Detajet tjera, si dhe informatat në lidhje me sistemin e garave, do t’i publikojmë pas përmbyljes zyrtare të afatit të paraqitjes së ekipeve, pra pas datës 31.03.

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë suksese dhe ndeshje fair-play, kurse aktivistë dhe vizitorë janë si gjithmonë mirëpritur dhe i falënderojmë për mbështetjen shumëvjeçare, duke shpresuar për sukseset tonba të përbashkëta!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 

 25. März 2019
Suffusion theme