Klubi Kampion ne fuqi i Kosoves ne futsall FC Liburni pershendet Peticionin e LSHFA-se
Klubi kosovar kampion ne fuqi i futsallit fc-liburni i gjakoves e pershendeti kete ide iniciative ku nder te tjera theksoj kryetari Abaz Beqa se diaspora ka rol meritor nder aktivitete dhe ndihmese ne shume aspekte posaqerisht edhe ky peticion ka vleresim pozitiv per futbollin kosovar
Liga Shqiptare e Futbolli ne Austri
Ne pranin e shume sportedashesve dhe ne nje fushe jashtezakonisht te pershtatshme per loje filloi xhiroja e pare e Liges ku u treguna ndeshje jashtezakonisht te mira dhe shume interesante.
Fillimin e kampionatit e hapi si zakonisht aktivisti i dalluar ( sekretar dhe menaxher i liges ) z,Januz Saliuka i cili i njoftoi te pranishmit dhe ekipet mbi pregaditjet e bera dhe pa humbur koha ja pasoi mikrofonin Kryetarit te liges z. Qani Sylejmani i cili me nje rezyme te shkurter duke i pershendetur ekipet garuese dhe te pranishmit e sidomos zevendes kryetarin e bashkis nr 10 te Vjenes ( Favoriten) .z Josef Kaindl i cili ishte i ftuar special i LIges ne hapje te kampionatit . Z.Sylejmani i uroi te gjitha ekipet duke ju deshiruar suksese dhe ferplej per ndeshjet e xhiros se sotit.
Z. Josef Kaindl shfrytezo nga rasti per te pershendetur te pranishmit dhe ekipet e rreshtuara ne fushe me fjale miradie per organizimin qe po behet nga LSHFA dhe ne pergjithesi per komunitetin Shqiptare ne Vjene .
Kampionati filloi me nje derbi te vertete ndermjet ekipeve FC Vellaznimi dhe FC Sharri nisja e topit nga mesi i fushes u be nga z.Josef Kaindl nenkryetar i bashkesis nr 10 ( Favoriten) gje qe u percoll me ovacione frenetike te te pranishmeve ( afro 350 sosh).
Ndeshje shume inteteresante dhe e nevilit shume te larte e me nje intensitet qe lirisht do te ia kishin lakmi edhe ekipet e rangjeve te Bundesliges ishte ajo ne mes Vllazenimit dhe Sharrit qe me te drejte fitoi epitetin e derbit te sezones perfundoi me nje rezultat me te cilin u ndane te gjithe te kenaqur. Te dyja ekipet e donin fitoren te paret kaluan ne epersi lojtaret e FC Sharri pas nje kombinimi fantastik dhe nje goli jashtezakonisht te bukur nga Mergim Shabani , ne vazhdim ekipi i FC Vellazenimi beri perpjekje jashtezakonisht te medha per te ardhur deri te barazimi i merituar permes lojtarit Jusuf Januzi. Por nuk vonoi shume dhe Fc Sharri perseri ia doli te kaloj ne avantazh me 2:1 permes Senad Alimovskit dhe me kete rezultat perfundoi edhe pjesa e pare. Me te filluar pjesa e dyte FC Vellazenimi pas nje kombinimi te bukur arriti ta barazoje rezultatin ne 2:2 permes lojtarit Besnik Malaj qe edhe doli te ishte rezultati perfundimtare gje qe edhe ishte epilogu me meritor i ketij derbi te Liges.
Befasia me e madhe e kesaj xhiroje ishte SHKS Afrim Zhitia qe shenoi dy fitore radhazi si dhe FC Megi qe me merite I prine tabeles po ashtu me dy fitore te njepasnjeshme. Befasuan per te keq ekipet e KF Lahuta e Malesise , FC Struga dhe Bish qe pesuan nga dy humbje dhe treguan se u duhet nje kendellje per te qene ne nivel te duhur garues. Fc Shqiponja ishte po ajo e vitit te kaluar jashtezakonisht mire e organizuar dhe mbi te gjitha shume befasuese , nje start te sukseseshem e regjistruan edhe lojtaret e FC Timi te cilet regjistruan nje fitore dhe nje humbje.
Perkunder motit te ftohte prezenca e shume spektatoreve na jep kurajo qe ne vazhdim te kampionatit do te kemi akoma me shume vizitore ne tribunat ku zhvillohen ndeshjete LSHFA-se.
Ne fund domosdo qe do te pershendesim gjestin jashtezakonisht kontribues te Afaristit Argetim Hani I cili me nje shume te konsiderueshme sponzoroi veprimtarine e LSHFA-se duke hapur rrugen edhe per Afaristet tjere Shqipetare ne Vjene qe jane ne numer te konsiderueshem !
Xhiroja e rradhes zhvillohet me 21.04.2012 me fillim nga ora 11 ne Adresen tani me te njohur ne Franz Koci Strasse 1 , Bezirku Nr 10 ( Favoriten).
Per Ligen
AbdullaH Abdullahu