Ftese
Propozim per riorganizim te diaspores ne Austri
Arsye dhe mungesa jane veti qe te shtyjne ne zhvillim dhe kreativitet. Diaspora shqiptare ne veqanti ajo ne Austri ne rrethanat e reja te krijuara viteve te fundit, te bashkepunoj ne fusha te ndyshme. Komuniteti shqiptar eshte ne rritje dhe gjithnje freskohet me gjenerata te reja, ka nje etje e cila duhet shuar me aktivitete kulturore edhe sportive dhe te mbrohen vlerat dhe identiteti kombetar.
Me kohe jemi vetedijesuar qe si diaspore definitivisht duhet te marrim fatin ne duart tone, ne drejtim te kultivimit te vlerave tona kulturore dhe kombetare, te mbrojtjes nga asimilimi dhe avancimit ne shoqerine aty ku jetojme, ku gjuhen e te pareve te percjellim femijeve me prejardhje shqiptare qe ndihen se jane shqiptare dhe shume qeshtjeve tjera me rendesi te veqante per diasporen. Perkrahjet qe deri me sot morren nga perfaqesuesit diplomatik shqiptare qendrrojen me afer karakterit deklarativ dhe jo operativ/material, keshtu qe tek ne ngel barra e peshes dhe ne duhet te vetorganizohemi per aktivitete te natyrave te ndyshme.
Ne koordinimi e shoqatave shqiptare ne Vjene/Austri, ndihet nje mungese qe smund te quajme e jobashkepunimit por me teper eshte e paralelizmave ne aktivitete. Nuk mungojne aktivitete kulturore dhe sportive, por eshte nje domosdoshmeri qe ato te koordinohen ne mes veti, jo ne kuptimin e humjes se autonomies se veprimit te njeres apo tjetres shoqate, por me teper ne reciprocitetin, ndihmes dhe nje perkushtim me te mire te ndersjellte. Te mos krijohen paralelizma apo projekte te natyres respektivisht te karakterit te njejte, por me teper energjia te fokusohete dhe shkrihet ne nje atmosphere te shendoshe te bashkeveprimit.
Liga shqiptare e futbollit ne Austri – LSHFA, ka marre iniciativen te ju ftoi ne takim e perbashket te shoqatave aktive ne Vjene/Austri me qellim te informimit, komunikimit te drejte dhe kooperimit ne fusha te ndyshme, ku nuk demtohen interesat e njeres apo tjeter shoqate, por te funksionojme dhe veprojme te koordinuar.
Shoqata qe nuk jane ftuar, nese ju i njihni dhe ato jane aktive, nuk figurojne ne adresat e E-Mail me larte, presim nga ju qe ti informani dhe ti ftoni ne takim, te cilet pa qellim mund ti kemi harruar apo nuk ishim ne dijeni!
Fillimisht propozojme (natyrisht pa ua marre te drejten edhe juve qe te propozoni idete tuaja respektivisht karakterin e takimit)
1- Krijimin e trupes koordinative nga te gjitha Shoqatat dhe subjektet pjesemarrese ( pa e humbur autonomine e veprimit ne baze) – aderimi mbetet i hapur ne qdo kohe per te gjithe te interesuarit
2- Harmonizimin e veprimeve dhe prezentimin e perbashket
3- Shqyrtimin e mundesis per ndertimin e nje kulmi te perbashket organizativ me seli ne Vjene.
4- Si dhe debatimi dhe shqyrtimi i te gjitha ideve dhe temave qe kane te bejne me Diasporen ne Austri.
Takimi mbahet ne
adresa: Rögergasse 16/1, 1090 Wien, Cafe “Timi” koha: ora 12.00 data: 9.06.2013Ju lutemi te konfirmoni pjesemarrjen tuaj permes E-Mail´it apo telefonit ne adresen si ne vijim:
E-mail : januz63@hotmail.com ose januz.saliuka@wien.gv.at
Tel: +43 699 19478902
Me nderime ne emer te kryesise se LSHFA-se.
Januz Saliuka menaxher dhe sekretar I LSHFA-se