Aug 302014
Takimi i radhës i LSHFA-së mbahet më 30.08.2014, e shtunë, në orën 19:00, në selinë e Ligës Shqiptar të Futbollit në Austri.
Pas përfundimit të sezonit të parë, ku me sukses kaluan të gjitha ndeshjet e parapara të Kampionatit, dhe pas pushimeve verore, është ky takim i parapërgatitjes për pjesën e dytë të garave të KAMPIONATIT 2014 në futboll. Sezon ky në fund të të cilit përcaktohet edhe Kampioni i garave të futbollit të këtij viti.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë aktivistët dhe të gjitha grupen punuese të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Vendmbajtja e takimit është në selinë e Ligës, në orën 19:00, në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), 1090 Vjenë.
Ju mirëpresim!
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
30. August 2014