Feb 062015
 

JEMI GATI -  referet - turnri shkurt 2015

Sipas bisedës që kishte ekipi për informim i Ligës me përfaqësuesin e referëve,z. Abdullah Abdullahu, rreth organizimit të TURNEUT TË PAVARËSISË 2015, që do të mbahet më 15.02.2015 në Ternitz afër Vjenës, kishte një përgjigje të përmbyllur në tri fjalë – NE JEMI GATI!

Duke qenë në kontakt me organet përkatëse të Ligës dhe të informuar në detaje, grupi i referëve, që funksionon si organ në kuadër të Ligës, do të ketë përforcime dhe shtim në radhët e veta. E gjithë kjo, si rrjedhojë e rritjes së nivelit sportiv dhe e kualitetit të garave, qoftë nga udhëheqësit e ekipeve, nga trajnerët, por edhe nga futbollistët e shumtë, që janë të inkuadruar në ligat shtetërore të Austrisë!

Në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, garat zhvillohen sipas rregullave ndërkombëtare që nxjerren nga  FIFA – UEFA, dhe poashtu me referë të licencuar. Trajnerët dhe përfaqësuesit tjerë të ekipeve që marrin pjesë në Ligë, trajnohen në nivele ndërkombëtare dhe licensohen nga organet kompetente të kësaj Lige! Në këtë mënyrë vazhdohet tradita e profesionalizimit në të gjitha nivelet, që janë pjesë e Ligës. Po të pyeteshin të gjitha ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të ligës, pa dyshim se do të përgjigjeshin njëzëri me NE JEMI GATI!

Duke falënderuar REFERËT për kontributin e dhënë që nga themelimi i Ligës (2010) dhe për përcjelljen e vazhdueshme përkrah Ligës edhe në të ardhmen, urojmë për garat e radhës, të kalojmë sa më mirë së bashku!

Për informata të reja, do të informojmë me kohë!

Ekipi për informim

 6. Februar 2015
Suffusion theme