Sikurse edhe pesë kampionatet e kaluara po ashtu edhe pjesa e parë e Kampionatiti të gjashtë ishte në vazhdën e rrjedhshmërisë së sajë ku u manifestua një disciplin sportive duke e rritur xhdoher vlerën si dhe peshën e këti organizimi. Të jesh në këtë mes pa dyshym se është kënaqsi ku ballafaqohet e reja me të vjetrën e ardhmja me të kaluarën kënaqsit dhe sfidat e ndryshme e gjitha këto i ofron vetëm ky organizim sportiv i cili tani më ka gjetur rrugën e saj duke e trasuar edhe për gjeneratat që dotë vinë.
Pjesëmarës të këti kampionati ekipet shumë të rrespektuara me shumë zellë dhe rrespekt po i kryen detyrat dhe obligimet e tyre sipas rregullave të Ligës .sa u përket rezultateve po thuajse ato ishin edhe të pritshme sipas zhvillimeve të deri tanishme .
2.Sa u arritë të përbushen premtimet ose planet për këtë kampionat sipas jush?
Xhdoher është e pa mjaftueshme me ate çka planifikohet ,por nëse meren parasysh aktivitete si dhe obligimet tjera të përditshme mund të konstatojmë se prap ka hapsirë për të qenë i kënaqur ,edhe ky kampionat për shum dashamir të sportit ka sjell ë gjëra shumë pozitive duke e gjetur veten në mesin e të rinjëve ku futbolli si sport luftarak ofron gjëra shumë të mira dhe interesante të dobishme për mërgatën shqiptare që jeton në këtë pjesë të Austrisë.Për sa i përket asaj që nuk është mundur të realizohet deri më tani shpresojmë që e ardhmja me një kontribut të shtuar mund të plotësohet dhe kështu të përbushen kërkesat e nevojshme për të arritur qëllimet e këti organizimi.
3. Si jan planet për pjesën e dytë të Kampionatit ?
Për ne që jemi me detyr në krye të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri pak a shum planifikimi kryhet qysh në fillim të kampionatit ,por gjithësesi edhe disa gjëra tjera që kërkojnë përkushtim të shtuar edhe nëkëtë periudhë dotë mundohemi që edhe këto obligime ti kryem me kohë.
4. Çfarë dotë na thoni për përkrahjen e Shtetit të Kosovës?
Pa dyshym se një vlersim i këti rangu ku mërgata shqiptare me shum merit është në hapsirën mëtë çmuar të Shteti të Kosovës e ku ndan këtë mirënjohje për këtë eveniment kulturor –sportiv na jep një kënaqsi jasht zakonisht të veçant sidomos për ne që shumë vite punuam dhe kontribuam për ruajten e vlerave kombëtare ,kulturën, gjuhën ,traditën, dhe zakonet shqiptare ,Ky është një hap shumë i vlersuar nga mërgata ku janë kthyer shpresat se edhe ne në mërgim jemi nën mbykqyrjen e vendeve nga origjina.
5.Sa i përket Referimit si dhe pjesës tjetër organizative ai kanë përbushur detyrat e tyre?
Me kënaqsin më të madhe duhet të themi se ndarësit e drjtësisë në ndeshjet e futbollit në Lshf-A po e kryen shum me nder dhe me profesionalizëm detyrat e shtruara nga Liga Shqiptare,edhe pse shpesh ndodh që nga mos njohja e rregullave të përgjthshme nga ana e lojtarëve referat kanë gjetur xhdoher zgjidhje për të kaluar dhe përtë kryer një detyrë shum fisnike .
6.Të ndryshme?
Duke u bazuar në gjithë punën e deri tanishme ku është kultivuar një kultur e gjër dhe duke e përcjellur rinisë besojmë që edhe në të ardhmë dotë të kemi rezultate shum të mira në të gjitha drejtimet sepse ideja dhe qëllimet tona ishin që e ardhmja të ketë prespktivë.
Ju pershendes
Halil.