Feb 032017
 

Që nga takimi i Kryesisë së Ligës, më 29.01.2017, është zyrtarizuar fillimi i KAMPIONATIT 2017, tashmë i teti (8) në radhë, në të cilin mirëpriten të marrin pjesë të gjitha ekipet e futbollit të interesuara për garat kampionale!

Afati i paraqitjes është i hapur deri më 25.02.2017! Më pas do të jetë takimi i radhës i kryesisë, në të cilin do të diskutohen pikat e caktura më parë dhe bisedat me ekipet e interesuara për pjesëmarrje!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në vitin e tetë kampional, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

——————-

Në vazhdim informatat për mundësisë e paraqitjes së ekipeve për kampionatin e radhës, 2017!

Paqitja e ekipeve mund të bëhet në disa mënyra:

  1. Përmes ndonjërit të anëtarëve të kryesisë -> kontakt
  2. Përmes e-mail adresës liga@futbollishqiptar.eu
  3. Përmes FORMULARIT KONTAKTUES
  4. Përmes FORMULARIT PËR PARAQITJE si në vazhdim

    Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

    Kontakt E-Mail

    Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

    PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

    LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

    Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

    captcha

     

     

     3. Februar 2017
    Suffusion theme