Mrz 062017
 

Pas përfundimi të sukseshëm të shtatë viteve, në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri, Kampionati i radhës është në prag të fillimit.

Duke i percjellë me sukses kampionatet e kaluara, vullneti dhe dëshira për në të ardhmën edhe më shumë po forcohet. Kështu që për këtë vit tani më janë siguruar ekipet garuese si dhe fusha e futbollit në të cilën do të të mbahen garat kampionale.

Prottesi, tashmë si qendër e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, edhe për këtë vitë do të vijojë që të jetë nikoqir i raundeve të parapara për Kampionatin e Futbollit 2017.

Ekipet që do të garojnë në Ligës Shqiptare, siq janë Fc Timi, ekipi i cili deri më sot për tetë vjet radhazi i qëndroi besnik këtij organizimi, falë udhëheqësisë së këti klubi, por edhe ekipet tjera tani kanë shpreh dëshirën dhe vullnetin që të bëhen pjesë e këtij kampionati, ku janë Besa, Usaj, Krenaria, Kërçova, të cilat ekipe ishin pjesë edhe e kampionatit të kaluar. Deçani dhe Studenti janë dy ekipe të reja që po i ofrohen Ligës Shqiptare për këtë kampionat, ndërsa Afrim Zhitia është ekip që prap po kthehet në vendin e sa,j ku edhe e ka meritën shumëvjeçare. Të gjitha këto përbëjnë një mundësi ideale për një kampionat të sukseshëm.

Gjithsesi përvoja, tani më ka dhënë shumë arsye, që ky aktivitet sportiv të luajë rolin e saj tek mërgata shqiptare këtu në Austri, ku kryesia e ligës me shumë kënaqësi po pret fillimin e garave, për të mundësuar takimet e rinisë në mesë tyre, që është një mundësi ideale për t’u njohur me njëri tjetrin si dhe për të ruajtur vlerat e kulturës sonë, gjuhën dhe traditën tonë shqiptare.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, sikur se edhe deri më sot, por edhe në të ardhmën, do të jetë shumë mirënjohëse për të gjithë sponsoruesit që e ndihmuan si dhe e mbajtën gjallë këtë frymë të organizimit, që ka një vlerë të pazëvendësueshme. Pikërisht janë firmat dhe bashkatdhetarët, në mënyrë individuale, që ishin dhe janë shtylla kryesore për gjitha këto suksese në shtatë vitet e kaluara në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri. Një vend të veçant tani më po e zë edhe Shteti i Kosovës, që me ndihmën e tyre kanë mundësuar realizimin e projekteve në aktivitet e Ligës Shqiptare, shumë të sukseshme, gjë që ishte me shumë rëndësi për rininë tonë dhe për aktivitetet në diasporën shqiptare.

Nëse deri me sot ishim dëshmitarë të sukseseve të pa ndërprera, pa dyshim se merita kryesore i drejtohet kryetarit të deri tanishëm, Z.Qani Sulejmani, i cili pas shtatë vitesh aktivitet, për arësye të pranueshme, u largua nga ky post, të cilin e ushtroi që nga themelimi i Ligës Shqiptare, në vitin 2010. Për punën e palodhshme dhe meritat shumëvjeçare, anëtarët dhe aktivistët e Ligës, e nderuan Z. Qani Sulejmanin me MEDALJEN E NDERIT, që ipet e këtij lloji për të parën herë në Austri. Edhe një herë, në emër të gjithë anëtarëve të kryesisë, si dhe në emër të të gjithë lojtarëve dhe të aktivistëve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, e falënderojmë Qaniun për punën shumë të sinqertë dhe të palodhshme, duke i uruar çdo të mirë edhe në të ardhmen. Pa dyshim se, me ndihmën e të gjithë atëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në Ligën Shqiptare, do të vazhdohet me të njëjtin angazhim rruga e nisur tash e shtatë vjet, që Liga Shqiptare të korrë rezultate të larta pozitive, ashtu sikur që planifikohej në kohën e themelimit të saj.

Ekipeve garuese shumë suksese dhe lojë korrekte ju urojmë në Kampionatin e TETË – 2017!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 6. März 2017
Suffusion theme