Në mesin e ekipeve garuese dhe sportdashësve, në përmbylljen e KAMPIONATI 2018, ishin edhe përfaqësuesit e shteteve tona, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë Z. Bimo dhe konsulli i Republikës së Kosovës Z. Kosumi, ku që të dy përfaqësuesit përkrahën dhe premtuan mbështetje institucionale të aktiviteteve teë Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Përmbyllja e KAMPIONATIT të 9-të, pas disa ndeshjeve që sollën disa ndryshime në tabelë, u kurorëzua me ekipin BESIANA si KAMPIONI 2018 në Ligën Shqiptare!
Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ekipet, përfaqësuesit e institucioneve tona, dhe të gjithë bashkëpunëtorët sportiv dhe kulturorë, ju njoftojmë se materiali i mbarëvajtjes dhe informatat tjera do të publikohen pas përgatitjes së materialit nga ana e ekipit teknik dhe ekipit për informim!
Ju njoftojmë po ashtu se më 07.10.2018 Liga Shqiptare organizon TURNIR NË FUTBOLL! Të interesuarit mund të paraqesin ekipet e tyre që tash, te organet e ligës! Pjesëmarrja e ekipeve është 100€.
Ju faleminderit!
Ekipi për informim!
(A.J.)