Jan 252020
 

Më 16.02.2020, duke filluar nga ora 18:30, në Keplerplatz, mbahet takimi i kryesisë, ku pikat kryesore do të jenë, ndër tjerash, përgatitjet për kampionatin 2020, sistemi i garave, kryesia si dhe TURNEU MË 16.02, i cili ka karakter HUMANITAR.

Ftohen anëtarët e kryesisë, dhe të të gjitha grupeve punuese, në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në këtë takim! Pas marrjes së vendimeve, bëhet publikimi i tyre!

Afati për paraqitjen e ekipeve në TUNEUN e datës 16.02 është i hapur deri më 12.02, ndërsa ekipet e para tashmë janë paraqitë për pjesëmarrje.

Ju njoftojmë se numri për pjesëmarrje është i kufizuar! Urojmë së bashku suksese!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 25. Januar 2020
Suffusion theme