Dez 092022
 

Pëmbyllen aktivitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për vitin 2022!

Në takimin e sotëm, kryesia e Ligës Shqiptare bëri një pasqyrë të përgjithshme të vitit që po kalon, duke shtjelluar po ashtu vazhdimin e aktiviteteve për vitin 2023, duke caktuar edhe datën e parë për aktivitetin që do të mbahet në vitin që po vjen.

Pos planifikimeve dhe shqyrtimit të temave, si bashkëpunimet me shoqatat tjera dhe institucionet shtetërore, u theksua vlerësimi i aktiviteteve të Ligës Shqiptare nga bashkëpunuesit dhe organet përkatëse, ku me këtë rast Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, gjegjësisht kryesia, shprehet mirënjohëse për bashkëpunimet e suksesshme të realizuara deri më tash!

Po ashtu, falënderime dhe mirënjohje kishte edhe për aktivistët e ngushtë të kryesisë, të cilët në bashkëpunim me kryesinë mbështesin aktivetet sportive dhe kulturore, të organizuara nga Liga Shqiptare!

Sponsorëve dhe mbështetësve të ligës, që në mënyra të ndryeshme ndihmojnë dhe ndikojnë me forcat e tyre në realizimin e qëllimeve, mirënjohje dhe falënderim, me shpresë të bashkëpunimeve edhe më të gjata!

Ekipeve sportive dhe sportistëve, që marrin pjesë në vazhdimësi, por edhe ato që shpehin dëshirën për pjesëmarrje në aktivitetet e Ligës Shqiptare, kjo ligë u është mirënjohëse dhe falënderuese, duke mbajtur gjithmonë hapur derën e bashkëpunimeve edhe në të ardhmen!

Falënderim të gjithëve që ndihmuan dhe ndihmojnë, në forma të ndryshme, për realizimin e sukseseve tona të përbashkëta, me shpresë që kjo, tashmë traditë 13 vjeçare, të vazhdojë edhe më tej!

Aktiviteti i ardhshëm do të jetë në vitin tjetër, më datën 19.02.2023, E DIEL, ku fillohen aktivitet për vitin që vjen me turneun tradicional – TURNEUN E PAVARËSISË!

Takimi i radhës i kryesisë është caktuar të mbahet më datën 15.01.2023!

Ju urojmë të gjithëve FESTA TË BUKURA TË FUNDVITIT!

Deri në vitin e ardhshëm, në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 9. Dezember 2022
Suffusion theme