Mrz 032023
 

Ashtu sikur që ishte planifikuar, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.

Lusim ekipetnë orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!

Adresa është Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Vjenë!

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!

Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)

 

 3. März 2023
Suffusion theme