futbollishqip

Feb 162013
 

                                                                                                                                                    ME RASTIN E PESË VJETORIT TË PAVARSISË SË KOSOVËS

                                                                                                                 LSHFA JU URON KËTË FESTË MADHËSHTORE

 

 16. Februar 2013
Feb 142013
 

                                                           

 Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

Njoftim për opinioni Futbolldashës Shqiptar në Austri

Të nderuar/ra  dashamir/e  te lojës së futbollit , Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ( në vijim LSHFA) me seli në Vjenë  po hynë në sezonin e saj te katërt  garues  e  pregaditur dhe e gatshme si kurrë më parë që synimet e saja dhe të ekipeve futbollistike që garojnë në kuadër të sajë ti plotsojë në përmasat optimale.  LSHFA  sivjet  garat do ti organizojë në  Adresën :

Franz Koci Strasse 1, 1100 Wien

Deri te Fusha e futbollit mbërrihet me këto  lidhje të komunikacionit publik:

Tramvaji Nr 67 nga Reumanplatz ( becirku i 10)-stacioni U-bahn 1

Autobussi Nr: 266 & 271 po ashtu nga Reumanplatz ( becirku i 10) stacioni U-bahn 1

 

 

  Xhiroja e parë e sezonit pranverorë fillon me datë 07.04.2013 në ora 12:00 në adresën

Franz Koci Strasse Nr1, 1100 Wien ( becirku 10).

Duke Ju  dëshiruar momente të këndshme me lojën e futbollit  Ju mirëpresim në numër sa më të madhë  të Dielen me  07.04.2013.

Bëhu edhe ti pjesë e LSHFA –së !!

 

Kontakti: Sekretari i LSHFA :                         Januz Saliuka tel: 069919478902

                 Kryetari Komisionit të garave:     Halil Jashari    tel: 06645416986

 

Me rrespekt

Kryetari i LSHFA-së : z. Qani Sylejmani

 14. Februar 2013
Feb 042013
 

 

                            Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

 

Ne Vazhden e pregaditjeve  per fillimin e Kampionatit Futbollistik per vitin 2013 Kryesia e LSHFA-se nen drejtimin e kryetarit Qani Sylejmani ka mbajtur mledhjen e rradhes ne te cilen jane shqyrtuar shume detyra dhe obligime  qe duhet te realizohen deri ne fillim te kampionatit qe tani me zyrtarisht do te filloj me 07.04.2013.Ne kete takim u shqyrtuan  qeshtje te rendesise se veqante per mbarevajtjen e kampionatit si ajo e pregaditjes dhe mbajtjes se Kuvendit punues  me perfaqesuesit e Ekipeve futbollistike te LSHFA-se qe do te mbahet me 24.03.2013 ne seline e lIges , konsulltimet per perplimin e nje aneks rregulloreje ne lidhje me regjistrimin dhe transferin e lojtareve   , informimi me kohe i klubeve per qdo ndryshim  eventual  si dhe pregaditja e Seminarit profesional me perfaqesuesit e Ekipeve te LSHFA-se qe do te mbahet ne fund te muajit Mars.Po ashtu ne kete mbledhje u prezentua nga Kryesuesi i  Komisionit te garave z. Halil Jashari  Formulari i ri i cili do te aplikohet me rastin e lidhjes se kontratave dhe transferimit te lojtareve nga nje ekip ne tjetrin si dhe afati kalimtare i cili dallon nga vitet e kaluara garuese.Nga te pranishmit ne mbledhje me theks te veqante u diskutua edhe mundesia e masovizimit te lojes se futbollit te gjeneratat e reja e sidomos te grupmoshat 13-15 vjeqe , ne kete drejtim u propozua qe ne te ardhmen te punohet ne menyre me intenzive  me Shoqaten e Mesuesve Shqipetare ne Austri si dhe me te gjithe faktoret tjere relevante te mergates sone ne Austri .Takimi i radhes u caktua per daten: 15.02.2013 ne ora 19 ne seline e Liges ku jane te ftuara te gjitha ekipet qe tani me e kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre per kampionatin 2013 .

Kontrat Lojtareve 2013

Në këtë takim për  veç tjerash nga Kryetari Qaniu ju dorëzua edhe pokali i cili Abdullah Abdullahut i jep epitetin e Yjeve të sportiti shqiptar i cili u nda në Tetovë

Per LSHFA-ne

Salih Gashi

Vjene, 02.02.2013

 4. Februar 2013
Jan 282013
 
NJOFTIM:
Vjenë, 27 janar 2013 (13:00-14:30)
Me pjesëmarrjen e 14 anëtarëve u mbajt mbledhja e parë për këtë vit e kryesisë së klubit në futboll të vogël, Lahuta e Malësisë. Në takim u diskutua për përgaditjet për sezonin e ri të Ligës Shqiptare në Futboll në Austri (LSHFA). Kryesia e klubit Lahuta e Malësisë mori këto vendime:

Klubi Lahuta e Malësisë tashmë ka paraqitur aplikimin zyrtar pranë LS…HFA për të marrë pjesë në garat e LSHFA në sezonin 2013;

Kryesia e klubit Lahuta e Malesisë do t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare LSHFA që të mundësohet zhvillimi i ndeshjeve për këtë klub pas orës 13:00;

Kryesia aprovoi kërkesën e ish-kordinatorit të klubit, Kastriot Dedaj që të lirohet nga kjo detyrë, ndërsa në këtë post propozoi trajnerin e deritanishëm, Pal Lekaj;

Me shumicë votash u miratua propozimi që trajner i ri i klubit Lahuta e Malësisë gjatë sezonit 2013 të jetë Ferdinand Maksuti. Për zëvendëstrajner u propozua Pashk Lekaj;

Klubi ka kontaktuar me pjesën më të madhe të lojtarëve që u angazhuan gjatë vitit të kaluar dhe ka përpiluar listën fillestare të lojtarëve të saj për këtë vit;

Që nga ky takimi filloi mbledhja e fondeve për funksionimin e klubit.

Takimi i radhës i kryesisë së klubit Lahuta e Malësisë do të mbahet një javë para fillimit të kampionatit të LSHFA për vitin 2013.

 28. Januar 2013
Suffusion theme