futbollishqip

Jan 262013
 

Te nderuar,
dje ne mbremje kontrata eshte neshkruar dhe u fuqizua.  Ju pergezoj per kete veprim dhe ju deshiroj suksese ne te ardhmen.

Vendi eshte shum i pershtatshem per  loje,  njiherit nese kemi edhe grupe te femijeve qe kane interes te ne kuader te liges paralelisht eshte nji mundesi ne terenin plotesues aty aher fushes kur ne luajme qe ta qfrytezojne.
Gjithsejt jane 5 garderoba, parkingu eshte i majftueshem   ndoshta disa qinda makina mundt te parkohen por eshte lidhja e mire me tramvaj 67 respektivisht me Autobus te qytetit qe shkojne ne drejtim te Oberlaa. Afer stadiumit eshte edhe pakru qe njihet mire ne Vjene „Oberlaa Park“.  Tekniken mund te strehojme aty, nuk kemi nevoje qe ta transportohet.    Tribina nuk ka por do te kete ulese  „heurige bänke“.

Per Halililin: Fletepagesa, dhe per kete rast ishin mjaft te sinqerte, pasi qe kane menduar per dy rata, por mire ishte qe te kryhet tani.

Per Turnir:
me daten 24.03.2013 ata kane loje te kampionatit nga ora 15:00 deri me 17:00.  Fushen mund ta kemi para ores 15:oo  dhe  pas ore 17:oo deri ne oret e mbremjes, ka edhe ndriqim por qe kushton diku 30 Euro ora, por ka edhe nji mundesi tjeter me 31.03.2013,  gjate festes se pashkeve (Ostersonntag), tereni eshte i lire, a do kishim pjesmarrje te mjaftueshme per kete rast.!
Kjo vlene te diskutohet.

Ju pershendes

Januzi


 

Takim  emergjent i LSHFA-se dhe delegateve te te gjitha ekipeve.

me 19.01.2013
ne ora 19:00
ne seline e LSHFA-se
„Timi“, Rögergasse 16, 1090 Wien

 

 

 

 

Te nderuar,

eshte koha e veprimeve dhe djo premtimeve, gjendemi para vendimit perfundimtar dhe kerkohen vepra dhe jo fjale.

Me lejoni qe edhe nihere te ju kujtoj se ekipet qe  kane konfirmuar pjesmarrjen ne kampionatin e LSHFA-se per 2013 jane:

*     Lahuta e malesise
*     FC Timi
*     Shari
*     FC Megi
*     Shqiponja
*     Vellaznimi
*     Struga
*     Afrim Zhitija

Ne gjirollogarine e LSHF-se mungojne  te hyrat respektivisht obligimete finaciare te cila sa e sa here jane diskutuar , tani i kemi  konfirmimin e termineve  per teren  ku do te zhvillohen zhirot e  2013  ne  Franz Koci-Sportanlage, 1100 Vjene. Kontrata eshte parapare te fuqizohete javen e arshme dhe natyrisht se duhete dhe te parapaguhet. LSHFA sot nuk i ka mjetet e nevojshme qe te bej parapegesen, keshtu qe  ju ftoj qe ne takin e radhes te kryhen se paku parapagesa 50% e obligimeve. Nese kjo nuk ndodh rrezikoh aktiviteti ne te ardhmen.

Termine per sezonin paranveror 2013
Sonntag, 07.04.2013 – 11.30 – 16.30 Uhr
Sonntag, 21.04.2013 – 11.30 – 16.30 Uhr
Sonntag, 12.05.2013 – 10.00 – 15.00 Uhr
Sonntag, 02.06.2013 – 10.00 – 15.00 Uhr
Sonntag, 16.06.2013 – 10.00 – 15.00 Uhr

Me nderime

Per LSHFA-ne    Januz Saliuka                                           Vjene me 18.01.2013

 26. Januar 2013
Nov 182012
 

E shtun 17.11 2012 në zyrën e Ligës shqiptare u mbajt takim  i një rëndësie të veçant

Përfundimisht nga ekipet prezente u dha shenjë se liga dotë vazhdon aktivitetet e saja.

U diskutua për fushën e lojës ku konkretisht tereni për sezonin 2013 dotë jetë në Vjen si dhe mënyrën e regjistrimit të ekipeve.

Ekipet pranuan që deri më 21.11.2012 të  të kryen gjysmën e pagesës të  shumës së paraparë me qëllim rezervimin e fushës së lojës,andaj luten edhe ekipet tjera të interesuara që ti përgjigjen kësaj kërkese.

Për Ligën Halil Jashari

 18. November 2012
Nov 122012
 

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI

Takim i Kryesisë dhe ekipeve

Pjesmarrja është obligative dhe e rëndësisë së veqant!

Me 17.11.2012
në ora 18:oo, në lokalet e LSHFA-së (Cafe TIMI)
Rögergasse 16, 1090 Wien

Të nderuar,

Sfidat për vazhdimin e kampionatiti të LSHFA-së për vitin 2013 janë të natyrave të ndyshme, por më e rëndësishjma është sigurimi i fushës, kjo është edhe arsye kryesore që të gjithë antarët e LSHFA-së obigativisht të marrin pjesë në takimin e radhës.

Për informim, në takomin e LSHFA-së të datës 9.11.2012 në bazë të informatave që posedojmë Fusha (tereni) i garave për vitin 2013 është rezervuar me një pagesë mjaft të arsyeshme prej 400- Euro në bezirkun e 10-të në Vjenë. por duhet që kontrata të jetë e plotëfuqifshme, të firmoset dhe të paguhet. Nëse dikush tjetër ka ndonji ide, sugjerim apo propozim konkret atëherë është e nevojshme që ta prezantoj.

Për vitin 2013 parashihen këto mjete obligative për Ekipet si në vijim:

Fusha: 400
Referët: 2 x 100
Vëzhguesit: 2 x 50
Depoziti: 150
Pjesmarrja në LSHFA 150
_________________________________________
Gjithsejt 1000.- Euro

Për shkak të urgjencës së rezervimit të fushës apo kontraktimit nevojitet që ekipet të pregadisin 50% të mjeteve të parapara, Situata na imponon për reagime të shpejta që të rezervojmë fushen me kohë, ne vitin e ardhshëm do jetë vonë.

Me nderime

Kryesia e LSHFA-së

 12. November 2012
Okt 132012
 


 
Nè ket feste sprtive presensa e Ministrit tè diaspores se Republikes te Kesoves Z. Ibrahim Makollit .
Qe ishte shum i kenaqur me nji aktivitet sportiv ne Mergat.
 Ku në fjalimin e tijë theksoi  se sporti ne Mergat èsht faktor i rèndèsishem per afrim dhe bashkpunim.
Ambasadori i Rep.Kosoves nè Austri Dr.Sabri Kiqmari qe gjithmone prej themelimit te Liges ka qen per kras i kètij aktiviteti aj ishte teper i knaqur me rezultatet e ketyre te rijè.
qe kan qèn pjesmares ne kete kampionat .
Kryesija e Liges falemenderon perzemerisht per mbèshtetjen qe japin Liges Shqiptare.
Mysafirè i regult qe xhdo here ka mar pjese ne manifestime sportive Keshilltari i par nè ambasaden e Kesoves Z.Anton Marku qe èshte mjaft aktiv .
Shfritzoj rastin tè pergezoj KF.Vèllaznimin per titujn kampion 2012, KF Strugen per vend te dyt FC Megi vendi trete per Fayrplay FC Timin.
Kontibut te madh per ket suksese kan strukturet e Liges prandaj falemenderoj Kryetarin e garave Z.Halil Jashari ky me shum suksese e kryen detyren e administratorit te web faqes .
Kryetarin e lidhjes se referve Z.Abdulla Abdullahu , dhe gjith referet e Liges si dhe vezhguesit Tosun Ramadani , Musli Tahiraj , sekretarin Januz Saliuka dhe te gjith ata qe kontribuan per regulsit ne ndeshjet e zhvilluara ne kampionatin e LSH.FA .
Falemenderoj donatoret per mbeshtetjen financijare qe dhan gjat keti viti garues.
Sv.Albania , Cafe Timi , Alba Digital , Eissalon Die Jimy .
Falemenderim edhe per gjith ekipet pjesmarse qe respektuan vendimet e steugturave te liges Shqiptare.
Gjith kjo najep shpres se viti arthshem dot jet e vit ma i sukseshem.
Apeloj te Shqiptaret te kontibojn te bashkpunoin qe rinia Shqiptare te vazhdon rugen e sukseseve.

Me nderime dhe respekt ,

Kryetari Liges Shqiptare te futbollit ne Austri
Z. Qani Sulejmani

 13. Oktober 2012
Okt 102012
 

Kampion i vitit 2012,  në Austri,  KF “Vllaznimi”

 

Kështu festoj kampioni i vitit 2012, KF,,Vllaznimi” në LSHF për Austri

     Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, përfundon

               me sukses kampionatin

  Atmosfera e ngrohtë e garave përmbyllëse të kampionatit sfidoi shiun e ftohtë vjeshtor. Koloritit i flamujve e veshjeve kombëtare  mblodhën ngjyrat  e ylberit në fushën e gjelbër me futbollistë përplot ambicie në hapat e tyre për nesër. Mysafir rasti, Dr. Ibrahim Makolli , Ministër për Diasporë dhe Dr.Sabri Kiqmari, ambasador , Z.Anton Marku, këshilltari i parë i Ambasadës së Kosovës në Austri. …talentet e rinj si Emanuel Shala, rekordmen evropian  driblues futbolli duhet mbështetur…

Hazir MEHMETI, Vjenë

 

Në fshatin Prottes, periferia e Vjenës Liga Shqiptare e Futbollit përfundoj me sukses garat e saj të dyta. Tani me përvojë çdo gjë ishte më mirë e përgatitur dhe organizuar nga prijësit e Ligës, lojtarët dhe veprimtarët.  Shiu i vjeshtës nuk e pengoi aq shumë rrjedhën e garave. Marren pjesë mes tjerash edhe Z.Ibrahim Makolli, ministër për diasporë,

 

Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, z.Anton Marku, këshilltari i parë në Ambasadën e Kosovës dhe mysafir vendor lokal.  Garat përmbyllëse të kampionatit i hapi kryetari i FSH të Futbollit në Austri z.Qani Sulejmani. Ai i përshëndeti mysafirët e rastit. Ndërsa në fjalën e tij ministri i diasporës Z. Makolli i ardhur enkas për këtë manifestim festiv mes tjerash tha: “Kam ardhur me kënaqësi të shoh talentet e reja të futbollit që po shkëlqejnë gjithandej botës në këtë kuadër edhe këtu në Austri, ku talentet po e bëjnë nderë shqiptarëve kudo që jemi. Do të dëshiroja që këta ta vazhdojnë rrugën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, e shumë të rinjve futbollistë të talentuar” Kurse Dr.Sabri Kiqmari në fjalën e tij mes tjerash tha:”  Në vazhdim fjalën e rastit e mori Dr.Sabri Kiqmari, ambasadori i Kosovës në Austri. Ai pasi i përshëndeti të pranishmit shtoi: “Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës ju përshëndeti përzemërsisht. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri është njëra nga organizimet tona më funksionale këtu. Jam krenar me ju dhe gjithë stafin e juaj qe nga lojtaret, trajnerët, gjyqtarët. Ju dëshiroj suksese në mbajtjen e këtij hapi pozitiv edhe në vitet tjera. Gjithashtu, ekipi i parë shqiptare ,,Albania” në ligën rajonale vendor do ta ketë përkrahjen time të vazhdueshme. Urime skuadrës kampione “Vllaznimit”!  Në vazhdim z. Sulejmani  shtoi: “Sot është ditë e veçantë për pjesëmarrësit e kampionatit të futbollit. Një vlerësim i imi për të gjithë ata të rinj që e përkrahen ligën tonë. Shpresoj se ky bashkëpunim i ynë me të gjithë të interesuarit dhe përkrahësit tanë do vazhdoj edhe në të ardhmen. Porosia ime është për ata të rinj që nuk ishin pjesë e jona të na bashkëngjiten dhe le të shikojnë nga rezultatet e këtyre të rinjve sot këtu”. Ai i falënderoj në vazhdim të gjithë stafin që i dhanë jetë Ligës, gjyqtarët, anëtarët e komisioneve, trajnerëve, lojtarëve e në veçanti donatorët. Paraqitjen komunikuese me publikun rreth ecurisë dhe programit udhëhoqi veprimtari me përvojë dhe sekretar i Ligës z. Januz Saliuka. Ai veçan e përshëndeti z.Walter Danis, menaxher i stadiumit i cili gjithmonë gjeti mirëkuptim ndaj kërkesave tona, në shenjë  nderimi atij iu nda mirënjohje. Rreth disiplinës dhe rrjedhës së garave raportin e paraqiti veprimtari z.Halil Jashari, arkëtar i Ligës. “Garat sollën kampionin e këtij viti, Ekipin e Futbollit ,,Vëllaznimi”, i cili grumbulloi 52 pikë nga ndeshjet e zhvilluara gjatë kampionatit. Nën kampione doli KF,,Struga” me 41 pikë e pasuar nga KF,,Megi” (34), ,,Timi”(34), “Shqiponja” (33), “Lahuta e Malësisë”(29), “Afrim Zhitia” (13), “Mërgimi” (11), “Bish” (8) dhe në fund ekipi “Gostivari” me 6 pikë.  Për fituesit u ndanë kupa dhe medalje.  Futbollisti më i mirë i ligës ishte Ambroz Malaj i ekipit të ,,Vëllaznimit” . Lojërat u karakterizuan me një disiplinë të lartë dhe respekt të ndërsjellët” . Ekipi më i disiplinuar u shpall ,,FC Timi” i menaxhuar nga Mexhid Bislimi. Komisioni disiplinor i përbërë nga Pal Lekaj, Rrustem Rrustemi, Robert Gjini, Musa Tahiri e Ridvan Limani nuk pati shumë punë në ndëshkimin e shkelësve të rregullores së garave.  Haki Ramadani, ftiziatër i përfaqësueses së LShF ishte krenar me ecurinë kampionatit.  Po ashtu  gjyqtarët Avdullah Avdullahu, Xhevat Xhemajli u shprehën me optimizëm edhe për të ardhmen se lojërat do jenë brenda rregullave dhe respektit të ndërsjellët. Golashënuesi më i mirë ishte Mendim Maloku me 28 gola (KF ,,Timi”).  Një ndihmë të madhe në komunikimin elektronik dha z.Amir Jonuzaj i cili mbikëqyr faqen e internetit, komunikimin e informimin.

Solo këngëtari i njohur Nikollë Gjini këndoi këngë nga melosi popullor e argëtues duke e bërë ambientin vërtetë festiv.

Meloditë vallëzuese  në fushën e gjelbër u shoqëruan me vallëzimet motrave Edmonda e Rajmoda Spaqi, dy talente në recitim e vallëzim që ndritnin fushën me kostumet kombëtare. Ditën akoma më madhështore e bënë gatimet e grave të vyera shqiptare nga kuzhina e jonë me traditë. Torta e përfundimit u nda në pjesë qindëshe, duke ëmbëlsuar shpresën tonë për nesër.

 

 

 

 

Dr.Ibrahim Makolli, Ministër për Diasporë ishte i kënaqur me atë çka pa e përjetoi.

 

 

 10. Oktober 2012
Suffusion theme