futbollishqip

Apr. 032013
 


Të premten më 5 prill 2013( 23 00- 01 00 h) në emisionin “Më afër” të radio Kosovës, do të trajtohet tema: ORGANIZIMI I LIGËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT NË AUSTRI

Mysafirë do të jenë drejtuesit e kësaj Lige: Qani Sylejmani-kryetar, Januz Saliuka-sekretar dhe menaxher, Samet Vinca-zëvendëskryetar, Halil Jashari -komisioner i garave, Salih Gashi – zëvendëssekretar dhe Abdullah Abdullahu, udhëheqës i kolegjiumit të Referëve.

 

 

Demir Reshiti
E-mail:demirreshiti@rtklive.com
demireshiti@hotmail.com

Tel: 0038649244900
0037744244900
Emisionin mund ta dëgjoni në këtë link:
http://www.rtklive.com/new/radio/radio_kosova.html
 3. April 2013
Apr. 012013
 

                Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Njoftim për ekipet garuese në LSHFA

Në bazë të kërkesës së FC Shqiponja për regjistrim pas skadimit të afatit të paraparë dhe pas komunikimit të orarit të zhvillimit të ndeshjeve për sezonin 2013 Komisioni i garave dhe kryesia e LSHFA pas konusltimeve te zhvilluara (FC Vëllaznimi,KF Lahuta e Malësisë, SHKS Afrim Zhitia,BISH,FC Struga,FC TimiFc Megi Fc Sharri) me shumicën e ekipeve pjesemarrëse morri vendim si në vijim :

FC Shqiponja pranohet si ekip me të drejta të plota në kuadër të LSHFA-së dhe menjëherë do të inkorporohet në sistemin e garave që do të përpilohet rishtazi dhe do të bëhet publik që me datën 02.04.2013.

Kryesia dhe Komisioni i garave i LSHFA u kërkon falje publike të gjitha ekipeve pjesemarrëse dhe njeherit i falimenderon publikisht për kompromisin e treguar në lidhje me pranimin e ekipit FC Shqiponja për sezonin garues 2013

 

Duke JU dëshiruar pregaditje sa me te mira dhe nje start sa me te sukseshem ne sezonin 2013.

Ju përshëndesim perzemërsisht

Kryesia e LSHFA dhe Komisioni i garave.

 1. April 2013
März 292013
 

 

 

  Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

Me rastin e Festës së Pashkëve LSHFA- uron të gjithë besimtarët Shqipëtarë të konfesionit katolikë me dëshirat më të mira që në këtë  ditë të paqes ,ripërtritjes ,dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore të mbretërojë dashuria,toleranca dhe mirëkuptimi mes pjestarëve të kombit tonë dhe të gjithë popujve të botës.

Urojmë që Dita e Pashkëve të shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për tu dalë në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës dhe për të forcuar besimin te njëri -tjetri.!

 

 

Me rrespekt

Kryesia e LSHFA-së

 29. März 2013
März 262013
 

Ftesë për klubet e LSHFA

Të nderuar miq nga klubet pjesëmarrëse në Ligën Shqiptare të Futbollit
në Austri,

duke marrë parasysh faktin se me 18 mars 2013 Ministria për Diasporë e
Kosovës ka shpallur thirrjen për nominime për Çmimet vjetore të
Diasporës (linku:
http://medrks-gov.net/ftese-publike-propozime-per-cmimet-qe-i-ndan-ministria-e-diaspores/
dhe teksti më poshtë), klubit i futbollit Lahuta e Malësisë ju bën
thirrje të gjitha klubeve të tjera pjesëmarrëse në LSHFA, që
bashkërisht të propozojmë/nominojmë për kategorinë Sport, LSHFA.

Mirëpresim mendimet dhe komentet tuaja deri me 1 prill 2013.

Duke besuar se do të na bashkëngjitni në këtë iniciativë, ne ju përshëndesim,
me nderime,
Kryesia e klubit të futbollit Lahuta e Malësisë
Vjenë, 26 mars 2013

 


Te nderuar drejtues te Klubit te Futbollit Lahuta e Malesis,

Ndoshta mua me se paku me takon ta komentoj propozimin Tuaj sa fisnik aq edhe profesionist, iniciativen Tuaj per nominimin e LSHFA-se per qmimin e Diaspores ne kategorine e sportit e kuptoj si miratim te Aktivitetit te perbashket te te gjitha ekipeve pjesemarrese ne LSHFA, e kuptoj si angazhim te perbashket nacional e kulturor per mbrojtjen dhe zhvillimin e qenjes Kombetare ne kuader te Diaspores ne pergjithesi.
Nuk me mbetet gje tjeter veq se tu pergezoj dhe mbeshtes fuqishem ne propozimin tuaj- une jam per propozimin e KF Lahuta e Malesise e keni voten time.

Duke JU deshiruar pune te mbare dhe fillim sa me te mbare te kampionatit 2013
Ju pershendes perzemersisht
Abdullah Abdullahu

 

 


 

Shoqata Kulturore Sportive “ Afrim Zhitia “              

   Gänserndorf  29.03.2013

 

 Të nderuar  miq te Klubit të Futbollit “ Lahuta e Malësisë“, propozimi i Juaj për nominimin e LSHFA-së na bën nderë dhe krenarë që jemi  pjese e përbashkët e e një aktiviteti sa sportiv po aq edhe kombëtarë. Propozimin tuaj e nderuara kryesi e KF “ Lahuta e Malësisë“ e kemi biseduar në kryesine e SHKS “ Afrim Zhitia“  e kemi kuptuar si shumë seiozë dhe të sinqertë nga ana Juaj, ndajmë mendimin se LSHFA e meriton të nominohet  për çmimin në fjalë dhe ne i bashkangjitemi iniciativës suaj dhe i themi PO propozimnominimit të shprehur nga JU.

Pra drejtues te KF „Lahuta e Malësisë“ ne ju përgëzojmë për iniciativën dhe shfrytëzojmë nga rasti që edhe publikisht ta konfirmojmë pajtueshmërinë tonë për nominimin e LSHFA-së për çmimin e Diasporës për Sport që e ndanë Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës .

 

 Pranoni  përshëndetje  të përzemërta nga

SHKS „Afrim Zhitia“

Me rrespekt

Nexhmedin Lleshi


 

 

   FC Timi                                                                        

      Vjenë, 30.03.2013

 

 

 

Njoftim për Opinionin Futbolldashës,

Tani më siq është bër  e ditur KF“Lahuta e Malësisë“ ka dalë me propozimin për nominimin e LSHFA-së për çmimin e Diasporës për Sportë, ne si ekip pjesmarrës në garat që i organizon LSHFA e shohim si një iniciativ shumë bujare dhe shumë të sinqertë nga vllezërit tanë të KF “ Lahuta e Malësisë“.

Në mbledhjen e mbajtur te FC Timi me shumicë apsolute u vendos që kjo iniciativ për nominimin e LSHFA-së për çmimin në fjalë e ka miratimin tonë dhe natyrisht se do ti bashkangjitemi iniciativës me nënshkrimin që do e vëm me 07.03.2013 mbi dokomuntin për nominim.

Thjeshte ju përgëzojmë dhe ju urojmë gjith të mirat.

 

Me rrespekt

 

Vaxhid Bislimi

 

 

 26. März 2013
Suffusion theme