futbollishqip

Feb. 162025
 

Ka përfunduar me sukses Turneu i Pavarësisë, që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tradicionalisht, tash e shumë vite në radhë, organizon për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në turneun, në të cilin Liga Shqiptare ka numrin e rregullt dhe të fiksuar në gjashtëmbëdhjetë (16) ekipe, me meritë të plotë fitues u shpall ekipi

KINGSMAN BARBER SHOP

Kingsman Barber Shop – Fitues i Turneut Tradicional të Pavarësisë 02/2025

 

Ekipet pjesëmarrëse i falënderojmë për ndeshjet që kënaqën edhe publikun, në sallën e stërmbushur me spektatorë, kurse sportdashësit i falënderojmë për mbështetjen e plotë në realizimin e garave tona sportive!

Falënderim të veçant për sponsorët në këtë turne: Timi Trans, Luani Bau, Kingsmna Barber Shop, Gavrani Bau

 


Disa foto që dërgoi ekipi teknik

 

 


Suksese në garat e tjera!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 16. Februar 2025
Feb. 162025
 

 

*** 15 VJET AKTIVITETE NË LIGËN SHQIPTARE TË FUTBOLLIT NË AUSTRI ***

*** GAROJNË 16 EKIPE të futbollit ndarë në 4 GRUPE ***

Sot, më 16.02.2025, në Vjenë, mbahet „Turneu TRADICIONAL i Pavarësisë“ në FUTBOLL

Turneu Tradicional në futboll, që të organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Kosovës, është caktuar të mbahet më 16.02.2025, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 09:45, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë në kohën e duhur në sallën ku do të mbahet turneu!

Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 9:15!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

FALËNDEROJMË PËR SPONSORIM:

  • Timi Trans
  • Luani Bau
  • Kingsman Barber Shop

Falënderojmë të gjithë sportdashësit dhe ekipeve pjesëmarrëse u urojmë
suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 16. Februar 2025
Feb. 022025
 

Vetëm edhe një vend i lirë ka mbetë për pjesëmarrje në Turneun Tradicional në Futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të Pavarësisë së Kosovës!

Vlen rregulla e paraqitjeve sipas kohës, si dhe KUSH KRYEN TË GJITHA OBLIGIMET sipas radhitjes!

Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në gara dhe lojë fair-play!

Ekipi për informim (A.J.)

 2. Februar 2025
Jan. 312025
 

Dukagjini shton numrin e ekipeve pjesëmarrëse në TURNEUN TRADICIONAL që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon për nder të Pavarësisë së Repunlikës së Kosovës.

Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në gara dhe lojë fair-play!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 31. Januar 2025
Jan. 292025
 

Sot, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë përgatitjet e Turneut të Pavarësisë së Shqipërisë, që organizohet tradicionalisht nga Liga Shqiptare.

Detajet i publikojmë pas takimit!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 29. Januar 2025
Suffusion theme