Më 14.02.2026, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
Në rend të ditës janë përgatitjet dhe organizimet që planifikohen nga Liga Shqiptare.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri u uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndërrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.
Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2026, me shpresë për ditë më të mira!
Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ua urojmë të gjithë shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më të mirë!
Urojmë së bashku!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Për nder të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizoi një turne futbolli ku sporti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë të shkëlqyer. Para një publiku të shumtë u zhvilluan ndeshje tepër cilësore dhe me shpirt të pastër sportiv.
Në përfundim të turneut, ekipet më të mira u renditën si më poshtë:
FC Sanxhaku – Vendi i parë
Bomber – Vendi i dytë
ekip i ardhur enkas nga Republika e Kosovës
Bish nga Vjena – Vendi i tretë
Plisat e Dukagjinit – Ekipi i katërt
Ekip që mori pjesë për herë të parë në këtë turne, pasuar nga ekipet e tjera sipas renditjes përkatëse.
Ngjarjes iu bashkua edhe Vlora Miftari me një program artistik, e cila performoi në mënyrë të shkëlqyer dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse për kontributin dhe sportivitetin e treguar në event.
Në vazhndim fotografi nga manifestimi
Teksti dhe Foto – Halil Jashari
Ekipi për Informim
(A.J.)
E DIELA SPORTIVE, që tradicionalisht në Ligën Shqiptare të Futbollin në Austri feston 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kremtohet me sport, por edhe me aktivitete kulturore, me këngë e valle, dhe në rrethin e në mesin e bashkëkombasve tanë.
Kësaj radhe do të ketë befasi në ceremoninë festive, sikurse herave të tjera, por edhe me artistë të tjerë,
prandaj jeni të mirëseardhur, të gjithë!
Lusim ekipet që në orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!
Adresa është në Bundesgymnasium Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Vjenë!
Falënderojmë sposorët dhe të gjtihë përkrahësit e ndimëtarët, e në veçanti firmën Luani Bau GmbH, që rregullisht ndimon dhe e përkrah Liogën Shqiptare të Futbollit në Austri!
Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!
Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)