Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Ekipi për informim (A.J.)
Sot, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
Në rend të ditës janë shqyrtimet e planifikimeve të deritashme, bashkëpunimet, si dhe organizimet e radhës, në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Në takim janë të ftuar anëtarët e kryesisë, si dhe kryesia e gjërë!
Takimi fillon në orën 18:00, në Vjenë, në adresën dërguar kryesisë!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Përfunduan GARAT E KUPËS 2024, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi KINGSMAN BARBERSHOP gëzon titullin e të parit dhe fiton të drejtën të mbajë KUPËS PËRCJELLËSE të Ligës Shqiptare gjatë tërë vitit!
Materiali në përgatitje, por deri në përgatitje do publikojmë pak foto…
Suksese në garat e tjera!
Ekipi për informim (A.J.)