futbollishqip

Nov. 172018
 

TURNEU „GARAT E KUPËS“ 2018

Turneu do të mbahet më 18.11.2017, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!
Ndeshjet e para fillojnë  në orën 12:00(12:15), prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë rreth orës 11:30 në sallën ku do të mbahet turneu!
Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 11:30, pasi që hidhet shorti!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

LISTAT E LOJTARËVE – NGA EKIPET PJESËMARRËSE

    EMRIN E EKIPIT (Duhet shënuar)

    E-Mail-Adresa për kontakt (Duhet shënuar)

    Telefoni për kontakt (Nevoitet të shënohet)

    EMRI i personit (Duhet për kontaktim)

    Logoja e ekipit (nëse ka ndryshim)

    Këtu shënohen EMRAT E LOJTARËVE dhe NUMRAT

    captcha

     17. November 2018
    Nov. 152018
     

    Duke qenë në kontakt me organet përkatëse të Ligës dhe të informuar në detaje, grupi i referëve, që funksionon si organ në kuadër të Ligës, do të ketë përforcime dhe shtim në radhët e veta. E gjithë kjo, si rrjedhojë e rritjes së nivelit sportiv dhe e kualitetit të garave, qoftë nga udhëheqësit e ekipeve, nga trajnerët, por edhe nga futbollistët e shumtë, që janë të inkuadruar në ligat shtetërore të Austrisë!

    Në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, garat zhvillohen sipas rregullave ndërkombëtare që nxjerren nga FIFA – UEFA, dhe poashtu me referë të licencuar. Trajnerët dhe përfaqësuesit tjerë të ekipeve që marrin pjesë në Ligë, trajnohen në nivele ndërkombëtare dhe licensohen nga organet kompetente të kësaj Lige! Në këtë mënyrë vazhdohet tradita e profesionalizimit në të gjitha nivelet, që janë pjesë e Ligës. Po të pyeteshin të gjitha ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të ligës, pa dyshim se do të përgjigjeshin njëzëri me NE JEMI GATI!

    Duke falënderuar REFERËT për kontributin e dhënë që nga themelimi i Ligës (2010) dhe për përcjelljen e vazhdueshme përkrah Ligës edhe në të ardhmen, urojmë për garat e radhës, të kalojmë sa më mirë së bashku!

    Për informata të reja, do të informojmë me kohë!

    Ekipi për informim

     15. November 2018
    Suffusion theme