futbollishqip

Juni 202018
 

Komisionin e Garave, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për ndeshjet e radhës, publikon dhe parasheh këtë radhitje të ndeshjeve, që e gjeni më poashtë!

Ndryshimet e radhitjes janë të mundshme, gjë që mund të ndryshojë gjatë ditës së ndeshjeve kampionale!

Vendi është përsëri i njëjti, sikurse herave të kaluara, në Vjenë, në fushat e ANKERBROT, në 1100 Vjenë, por kësaj radhe duke filluar nga ora 10:00!

ADRESA
dhe navigimi!

Edhe këtë xhiro priten disa ndeshje derbi, që dë të jenë të forta dhe do të ndryshojnë radhitjen tabelare në pjesën e sipërme të tabelës!

Sikur herave të tjera, lusim të gjitha ekipet që të dërgojnë listën e lojtarëve, përmes formularit, që gjeni më poshtë në këtë faqe!

Ju urojmë suksese dhe lojë fair play!
Ekipi për informim – A.J.

 

Në vazhdim FORMULARI për listat e lojtarëve!

Ju lusim të plotësoni dhe të dërgoni sa më parë, për arsye organizimi!

    EMRIN E EKIPIT (Duhet shënuar)

    E-Mail-Adresa për kontakt (Duhet shënuar)

    Telefoni për kontakt (Nevoitet të shënohet)

    EMRI i personit (Duhet për kontaktim)

    Logoja e ekipit (nëse ka ndryshim)

    Këtu shënohen EMRAT E LOJTARËVE dhe NUMRAT

    captcha

     

     20. Juni 2018
    Juni 192018
     

    Të nderuar sportdashës,

    ju njoftojmë se më datën 24.06.2018, duke filluar nga ora 10:00, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, së bashku organizojnë ditën sportive, ku do të luhet NDEHSJEN KAMPIONALE 2018 – RAUNDI I RADHËS, dhe krahas tyre do të ketë edhe TURNIR NË FUTBOLL – PËR NXËNËS!

    Ky bashkëpunim është sipas takimit të mbajtur më 31.05.2018, në mes të këtyre dy shoqatave shqiptare, të cilat tash e sa vite bashkëpunojnë së bashku!

    RAUNDI I RADHËS – KAMPIONATI 2018 (Liga Shqiptare)

    Ndeshjet e radhës do të publikohen nesër, ditën e MËRKURË, më 20.06.2018, me radhitjen e planit sipas kamisionit të garave të Ligës Shqiptare dhe orari i parashikuar i ndeshjeve!

    TURNIRI NË FUTBOLL – PËR FËMIJË (Shoqata e Mësuesve)

    Turniri për fëmijë parashihet të fillojë nga ora 10:00, deri në përfundim! Radhitja e ndeshjeve dhe mbarëvajtja e turnirit, bëhet në koordinim me ekipet e punës të Ligës Shqiptare të Fubtbollit në Austri!

    KUZHINA

    Si gjithmonë deri më tash, do të kemi kuzhinë, me befasitë që do të përgatisë mjeshtri ynë Mexhidi!

    Ju urojmë një ditë të këndshme sportive, me grupmosha të ndryeshme dhe ambient familjar!

     

    Në emër të kryesisë
    Ekipi për informim (A.J.)

     

     19. Juni 2018
    Juni 162018
     

    Te nderuar miq të futbollit,

    ju rikujtojmë dhe ju ftojmë që më 16.06.2018, nga ora 18:00, në Keplerplatz 5, 1100 Wien, të merrni pjesë në takimin e zgjeruar të kryesisë së Ligës, përfaqësuesëve të ekipeve, ekipeve të punës, komisioneve dhe lidhjes së referëve.

    Temë diskutimi do jenë zhvillimet e fundit dhe synimet në të ardhmen si dhe prezentimi i vendimeve të marra nga kryesia dhe organet e Ligës.

    Ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen me E-mail, SMS, apo përmes telefonave:

    • Kryetari, Halili: Tel.-0664 5487305 E-Mail: halil.slupcan@hotmail.com
    • Sekretari, Januzi: Tel.-068110523873 E-Mail: januz63@hotmail.com
    • Komisioni i garave, Amiri: Tel.- 069910780571 E-Mail: amir@januzaj.de

    Ju mirëpresim!

    Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
    Ekipi për informim

     16. Juni 2018
    Juni 152018
     

    futbollishqiptar_rrethi

    Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

    Me nderime!
    Kryesia e Ligës

     15. Juni 2018
    Juni 102018
     

    Te nderuar miq të futbollit,

    kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2018.

    Pas zhvillimeve në xhiron e fundit të datës 13.05.2018, kishte disa kërkesa dhe një ankesë që ishin të lidhura ngusht me zhvillimin e ndeshjeve nga ana e arbitrit (referit). Ne takimin e kryesisë së datës 19.05.2018 dhe komisioneve përkatëse të Ligës Shqiptare, u morën disa vendime, të cilat janë të lidhura me konsekuecat që ka marrë Liga për detajet që kanë ndodhur në këtë xhiro.

    Ju ftojmë që më 16.06.2018, nga ora 18:00, në Keplerplatz 5, 1100 Wien, të merrni pjesë në takimin e zgjeruar të kryesisë së Ligës, përfaqësuesëve të ekipeve dhe lidhjes së referëve.

    Temë diskutimi do jenë zhvillimet e fundit dhe synimet në të ardhmen si dhe prezentimi i vendimeve të marra nga kryesia dhe organet e Ligës.

    Ju lus të konfirmoni pjesëmarrjen me E-mail, SMS, apo përmes telefonave:

    • Kryetari, Halili: Tel.-0664 5487305 E-Mail: halil.slupcan@hotmail.com
    • Sekretari, Januzi: Tel.-068110523873 E-Mail: januz63@hotmail.com
    • Komisioni i garave, Amiri: Tel.- 069910780571 E-Mail: amir@januzaj.de

    Ju mirëpresim!

    Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
    Ekipi për informim

     10. Juni 2018
    Suffusion theme