futbollishqip

Nov. 042018
 

 

Fillojnë paraqitjet e ekipeve për TURNEUN NË FUTBOLL të datës 18.11.2018, që do të mbahe në Vjenë!

 

 

Turneu më datën 18.11.2018, në Vjenë,

i njohur si turneu GARAT E KUPËS!
Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turne, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është  100€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turneu mbahet në Vjenë, në palestër (Sport Halle), më 18.11.2018, nga ora 12:00!
  • Luhet me mbathje të lejuara për palestër ! ( këpucë që nuk lënë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
    • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: KUPA 2018)
      • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
      • Banka: MARCHFELDER BANK
      • BIC: MVOGAT22XXX
      • IBAN: AT074211045492830000
    • ose Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Paraqitja përmes telefonit për turneun „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018:

Paraqitja për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018 – përmes formularit (kliko)!

 

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim dhe mirëmbetshi!

Ekipi për informim

 

 

 4. November 2018
Okt. 102018
 

Turnir më datën 18.11.2018, në Vjenë,

i njohur si turniri GARAT E KUPËS!
Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është  100€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në Vjenë, në palestër (Sport Halle), më 18.11.2018, nga ora 12:00!
  • Luhet me mbathje të lejuara për palestër ! ( këpucë që nuk lënë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
    • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: KUPA 2018)
      • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
      • Banka: MARCHFELDER BANK
      • BIC: MVOGAT22XXX
      • IBAN: AT074211045492830000
    • ose Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Paraqitja përmes telefonit për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018:

Paraqitja për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018 – përmes formularit (kliko)!

 

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim dhe mirëmbetshi!

Ekipi për informim

 10. Oktober 2018
Okt. 062018
 

Njoftim!

Anulohet ndeshja miqësore „FC MAUERWERK“ – „LIGA SHQIPTARE“!

Nesër NUK KA AKTIVITET SPORTIV

 

Të nderuar sportdashës,

sot jemi informuar nga ekipi FC MAUERWERK, se nesër NUK mund të luhet ndeshja miqësore, që ishte paraparë të luhet me PËRFAQËSUESEN E LIGËS SHQIPTARE, për arsye organizative!

Ndeshja ishte paraparë të luhet nesër, e diel, më 07.10.2018, në të cilën ditë kryesia e Ligës Sqhiptare të Futbollit në Austri kishte paraparë të mbahen edhe disa ndeshje, në formën e turnirit të vogël pas kampionatit, e që edhe këto ndeshje NUK do të mbahen!

Turniri i radhës do të jetë më datën 18.11.2018, në Vjenë, i njohur si turniri GARAT E KUPËS! Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë!

Paraqitja përmes telefonit për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018:

Paraqitja përmes për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018 – përmes formularit (kliko)!

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim dhe mirëmbetshi!

Ekipi për informim

 6. Oktober 2018
Sep. 242018
 

 

Në mesin e ekipeve garuese dhe sportdashësve, në përmbylljen e KAMPIONATI 2018, ishin edhe përfaqësuesit e shteteve tona, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë Z. Bimo dhe konsulli i Republikës së Kosovës Z. Kosumi, ku që të dy përfaqësuesit përkrahën dhe premtuan mbështetje institucionale të aktiviteteve teë Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Përmbyllja e KAMPIONATIT të 9-të, pas disa ndeshjeve që sollën disa ndryshime në tabelë, u kurorëzua me ekipin BESIANA si KAMPIONI 2018 në Ligën Shqiptare!

Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ekipet, përfaqësuesit e  institucioneve tona, dhe të gjithë bashkëpunëtorët sportiv dhe kulturorë, ju njoftojmë se materiali i mbarëvajtjes dhe informatat tjera do të publikohen pas përgatitjes së materialit nga ana e ekipit teknik dhe ekipit për informim!

Ju njoftojmë po ashtu se më 07.10.2018 Liga Shqiptare organizon TURNIR NË FUTBOLL! Të interesuarit mund të paraqesin ekipet e tyre që tash, te organet e ligës! Pjesëmarrja e ekipeve është 100€.

 

Ju faleminderit!

Ekipi për informim!
(A.J.)

 24. September 2018
Sep. 222018
 

 

Foto e kupës përcjellëse – KAMPIONI 2017 „FC TIMI“

 

KUPA PËRCJELLËSE dorëzohet nesër, më 23.09.2018!

KAMPIONI i viteve 2017 dhe 2015, FC TIMI, dorëzon nesër, kupën përcjellëse të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, te KAMPIONI i ardhshëm i vitit 2018, i cili do të vendosët NESËR, më 23.09.2018, në njërën nda derbit e radhës !

Ju mirëpresim dhe rikujtojmë informatat e vendmbajtjes së përfundimit të kampionatit të sivjem!

  • më datën 23.09.2018
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 9:30!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 9:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 10:00!
Shpërblimet dhe Manifestimi kulturor pritet të fillojë pas përfundimit të ndeshjeve, pas orës 13:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

*
NJOFTIM!Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
*

 

Adresa – për navigim, klikoni grafikën!

Urojmë lojë të mrekullueshme DERBI dhe FAIR PLAY, si deri më tash! Ndërsa mysafirëve dhe pjesëmarrësve një ditë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë!

Ju mirëpresim!
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

 22. September 2018
Suffusion theme