futbollishqip

Sep 212023
 

 

TURNEU I FUTBOLLIT NË VJENË – 19.11.2023

 

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Turneu do të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ndeshjet e para pritet të fillojnë  në orën 9:30, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë rreth orës 9:00 në sallën ku do të mbahet turneu!

Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 9:00!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

PLLAKATI I TURNEUT 11/2023

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

 21. September 2023
Sep 082023
 

Në kohën e paraparë, pas ndryshimit kohor, këtë të diel, më 03.09.2023, u mbajt takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, i cili është takimi i parë pas pushimeve verore të këtij viti, ku në të cilin u diskutuan aktivitetet e radhës të vitin që kemi!

Turneu Tradicional i Pavarësisë, që tashmë rregullisht organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, mori si gjithherë rëndësi të veçant, i cili organizohet për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe që sipas të gjitha gjasave do të mbahet në pjesën e dytë të muajit Nëntor!

Detajet me më saktësi do të publikohen pas marrjes së vendimit për datën e saktë!

Urojmë të shihemi në aktivitetet e radhës!

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. September 2023
Aug 302023
 

Pas pushimeve verore, të cilat urojmë të ishin të mira, për të gjithë, kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri ka caktuar takimin e parë, në të cilin priten planifikimet e aktiviteteve në vazhdimësi për vitin 2023, si dhe caktimi kohor.

Takimi ishte caktuar për datën 02.09.2023 në orën 18:30, por pas ndryshimit të caktuar, ai do të mbahet më 03.09.2023 në orën 9:00!

Informatat e vendimeve të marra do të publikohen pas takimin tl kryesisë.

Urojmë të shihemi në aktivitetet e radhës!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 30. August 2023
Jul 092023
 

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

në sezonin pranverorë filluam me aktivitetin e Turneut, kurse në veçanti këtë vit, me rastin e disa festave të njëpasnjëshme, aktivitetet janë shtyrë për në vjeshtë. Tash, muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore.

Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur!

Shpresojmë që në sezonin vjeshtor të takohemi të gjithë, shëndosh e mirë, në aktivitetet që ishin të parapara!

Verë të mbarë ju uron
Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (A.J.)

 9. Juli 2023
Jun 282023
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Ekipi për informim (A.J.)

 28. Juni 2023
Suffusion theme