Në takimin e kryesisë, ashtu sikur që ishte parashikuar, u bë ndarja e ekipeve nëpër grupe, ku hedhja e shortit vendosi fatin e ekipeve për TURNIRIN KUPA 2017, që do të mbahet në Vjenë, më 19.11.2017!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 13:00! Ndërsa ekipet duhet të jenë në terenin sportiv, dhe të paraqiten të KRYESIA ose te KOMISIONI I GARAVE, më së largu deri në orën 12:30!
Informatat e plota, për ndarjen e ekipeve nëpër grupe, do të publikohen ditën e diel, më 12.11.2017, pas orës 20:00, pasi që ekipi teknik dhe komisioni i garave të kryej planifikimet për mbarëvajtjen e garave dhe përpunimin e materialit!
Ekipeve garuese u urojmë suksese në garë dhe presim lojë Fair-Play!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Njoftohen të gjitha ekipet pjesëmarrëse, dhe ato që janë të interesuara, se TËRHEQJA E SHORTIT për TURNIRIN KUPA 2017, do të bëhet ditën e SHTUNË, më 11.11.2017!
Me këtë rast ftohen të gjithë përfaqësuesit e ekipeve, që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, i cili do të mbahet gjatë takimit të kryesisë, që parasheh fazën e fundit përgaditore para fillimit të turnirit në futboll!
Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 11.11.2017, në orën 18:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Për informim / ripërsëritje:
Njoftohen të interesuarit, se afati për paraqitjen e ekipeve përfundon së shpejti!
Ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, ftohen që të marrin vendimet e tyre deri ditën e shunë (11.11.2017), pasi që në këtë ditë parashihet edhe tërheqja e shortit për ekipet garuese në TURNIRIN KUPA 2017!
Turniri do të mbahet më 19.11.2017, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 13:00, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë para orës 12:30 në sallën ku do të mbahet ky turnir!
Afati i paraqitje ende është i hapur, për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë!
Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes formularit kontaktues ose përmes telefonit!
Falënderojmë ekipet për paraqitjen e tyre në këtë turnir, te anëtarët e kryesisë dhe përmes formularit online, të cilin e kemi bashkëngjitë më poshtë!
Ekipi për INFORMIM

Ekipi FC BOZKURT, garon në TURNIRIN në futboll KUPA 2017, që ditëve të fundit u paraqit për pjesëmarrje! Pas ekipeve VLLAZNIMI dhe FC BALLERZ, në TURNIRIN KUPA 2017, që do të mbahet në Vjenë, më 19.11.2017, pjesëmarrjen e konfirmoi edhe ekipi FC BOZKURT, duke shtuar kështu numrin e ekipeve garuese në këtë turnir!
Përpos ekipeve në listën e publikuar në faqen zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, kemi edhe ekipe të tjera, që së shpejti do ta konfirmojnë edeh zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre për të garuar në këtë TURNIR!
Presim edhe konfirmimet e ekipeve tjera, që janë në kontakt!
Lista e ekipeve deri më tash duket kështu:
Falënderojmë ekipet për paraqitjen e tyre në këtë turnir, te anëtarët e kryesisë dhe përmes formularit online, të cilin e kemi bashkëngjitë më poshtë!
Ekipi për INFORMIM